Qeveria kërkon nga Kuvendi
formimin e Forcave të Armatosura

Qeveria kërkon nga Kuvendi<br />formimin e Forcave të Armatosura
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi t’i nisë edhe zyrtarisht procedurat e për ndryshimet kushtetuese për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.
 
Amandamentet kushtetuese të propozuara nga qeveria kanë marrë dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese dhe se tani i mbetet Kuvendit si instanca e fundit që të vendosë.
 
Kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që qysh në seancën e nesërme t’i marrë parasysh amendamentet kushtetuese për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
 
Ndërkohë edhe ministri i FSK-së, Agim Çeku ka thënë se pas marrjes së vlerësimeve nga Gjykata Kushtetuese nuk ka më asnjë pengesë që të formohen Forcat e Armatosura.

Forcat e Armatosura të Kosovës, në bazë të asaj që deri më tani ka prezantuar Qeveria, do të zhvillohen në bashkëpunim me NATO-n.
 
Zhvillimi i tyre do të bëhet në tri faza dhe janë projektuar të përfshijnë 5 mijë pjesëtarë aktiv dhe 3 mijë rezervistë.
 
Për ngritjen dhe zhvillimin e Forcave të Armatosura të Kosovës qeveria ka thënë se do të nevojiten 5 milionë euro shtesë për pesë vitet e ardhshme.
 
Ndërtimi i Forcave të Armatosura, do të bëhet në tri faza, duke filluar nga ky vit deri në vitin 2016.
 
Sidoqoftë, miratimi i ndryshimeve kushtetuese për shndërrimin e FSK-së në Forcat e Armatosura mund të sfidohet nga deputetët e partive të komuniteteve pakicë në Kuvend.
 
Subjektet politike nga minoritetet kanë paralajmëruar se mund t’i kushtëzojnë votat e tyre për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës me vazhdimin e ulëseve të rezervuara.
 
Ndryshimet kushtetuese në Kosovë mund të bëhen me dy të tretat e votave të deputetëve dhe shumicën e votave të komuniteteve pakicë.
 
Prandaj, mbetet të shihet fillimisht se si do të procedohen këto ndryshime dhe më pas edhe do të mësohen pozicionet e partive parlamentare si nga shumica ashtu edhe komunitetet pakicë në lidhje me krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit