Qeveria kalon vendimin për pagesat elektronike, projekti pilot në Tiranë, Dibër dhe Përmet, afatet dhe si do të bëhet përzgjedhja

Qeveria kalon vendimin për pagesat elektronike, projekti pilot në Tiranë, Dibër dhe Përmet, afatet dhe si do të bëhet përzgjedhja

Foto ilustruese

Këshilli i Ministrave ka kaluar gjatë ditës së sotme vendimin për projektin pilot të përdorimit të pagesave të shpejta elektronike. Kjo nismë që do të zbatohet fillimisht në tre qytete, synon që të rrisë konkurrencën dhe inovacionin në sektorin financiar, duke ofruar një shpërndarje të drejtë dhe të shpejtë të shërbimeve dhe produkteve financiare për qytetarët.

Sipas Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, përzgjedhja e qytetarëve që do të përfshihen në këtë projekt do të bëhet në mënyrë transparente dhe rastësore, duke siguruar përfaqësim të drejtë të grupeve të ndryshme në bazë moshe dhe gjinie.

Në vendim, përcaktohet se numri total i përfituesve që do të përfshihen në këtë projekt pilot është 300, ku për secilin prej tyre do të jepet një vlerë monetare prej 10,000 lekësh në muaj të destinuara për shpenzim vetjak!

Gjeografikisht zbatimi i projektit do të shtrihet në tre bashki, duke filluar me Tiranën, ku do të aplikohet në Njësinë Administrative nr.5, si dhe në Bashkinë e Dibrës dhe asaj të Përmetit.

“Përzgjedhja e përfituesve që do të përfshihen në këtë projekt pilot do të kryhet në mënyrë rastësore dhe transparente, dhe do të jetë e tillë që të garantojë përbërje të drejtë midis moshës që përfshin përkatësisht përfitues nga grupmoshat 18-30 vjeç, 30-40 vjeç, 40-50 vjeç, 50-60 vjeç si dhe 60-70 vjeç dhe gjinisë së tyre, që banojnë brenda një hapësire gjeografike të afërt brenda territorit të bashkisë Tiranë, Dibër dhe Përmet”, sqarohet në vendimin e Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit që u kalua sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Vlera monetare e përcaktuar për çdo qytetar që do të jetë pjesë e këtij projekti pilot do të disbursohet në formën e një transferte bankare, brenda datës 10 të çdo muaji, në periudhën kohore Maj deri në Gusht 2024. Përfituesit duhet të nënshkruajnë deklaratën për dhënien e dakortësisë për pjesëmarrjen në projektit pilot sipas kushteve të përcaktuara.

Përfituesi përdor vlerën e transferuar vetëm nëpërmjet aplikacioneve që mundesojnë pagesat e shpejta, të përzgjedhur nga ai vetë, bazuar në listën e vënë në dispozicion nga Agjencisë Shtetërore për Mbështetjen e Startup-ve dhe Lehtësuesve. 

Subjektet e tregtisë me pakicë që do të jenë pjesë e këtij projekti do të përzgjidhen në raport të drejtë me afërsinë gjeografike të vendndodhjes së përfituesve brenda territorit të bashkisë Tiranë, Dibër dhe Përmet.

Kryerja dhe konfirmimi i pagesës nga qytetarët e përzgjedhur do të bëhet në kohë reale nëpërmjet portofolit elektronik që ofrojnë institucionet e parasë elektronike dhe institucionet e tjera financiare dhe që do të realizohet nëpërmjet përdorimit të kodit QR të faturës së fiskalizuar sipas një procedure teknike.

 Çdo faturë e gjeneruar nga sistemi, shoqërohet vetëm me një kod QR të faturës se fiskalizuar dhe përmban informacion mbi llogaritë bankare të shitësit, si dhe detajet e faturës. Nëpërmjet një aplikacioni bankar të përzgjedhur nga blerësi, skanohet kodi QR dhe në aplikacion shfaqen të dhënat e faturës dhe llogarisë së shitesit. Në çdo rast, blerësit do t’i shfaqet edhe vlera e saktë që kushton kryerja e këtij transaksioni.

Me përzgjedhjen e njërës prej llogarive të biznesit, blerësi konfirmon pagesën duke përdorur opsionin përkates. Pas kryerjes së pagesës, nëpërmjet kanaleve bankare të ndërveprimit, konfirmimi i pagesës do të vij nga banka pritëse. Me marrjen e konfirmimit nga banka pritëse, e-albania informon sistemin elektronik te tatimeve. Sistemi i tatimeve e konsideron këtë faturë të përfunduar, dhe nuk lejon që të kryhet pagesë tjetër për këtë faturë, me qëllim shmangien dhe të gabimeve teknike.

Fondi i vënë në dispozicion për zbatimin e këtij projekti është në vlerën 12,400,000 lekëve.

Nëpërmjet këtij vendimi do të bëhet e mundur nxitja dhe përfshirja e startup në sektorin financiar, ku qëllimi kryesor është reduktimi i  kostos së transaksioneve dixhitale për qytetarët dhe bizneset.

Do të sigurohet rritja e përfitimeve për klientët, duke bërë të mundur promovimin e shërbimeve të reja, ulur kostot e përdorimit, përmirësimin e eksperiencës në përdorimin e shërbimeve financiare.

Gjithashtu do të bëjë të mundur promovimin e konkurrencës nëpërmjet rritjes së numrit të aktorëve në fushën financiare, teksa do të sigurojë edhe rritjen e aksesit ndaj shërbimeve financiare për të promovuar përdorimin e produkteve inovatore nga grupe te pa-aksesueshme.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm është edhe rritja e inovacionit në sektorin financiar duke lehtësuar mënyrat alternative të ndërveprimit me aplikacione dhe module pagesash të reja në tregun Shqiptar.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë