Qeveria kanadeze lëvron 70 mijë dollarë ndihma për zonat e përmbytura
TIRANË - Procesi i shpërndarjes së ndihmave për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet vazhdon nga dita në ditë, nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile. Në kuadër të këtyre ndihmave, Ministria e Brendshme njofton se Qeveria Kanadeze dhe “BANKERS Petroleum” kanë levruar 70,000 dollarë kanadezë për familjet e përmbytura në […]
TIRANË - Procesi i shpërndarjes së ndihmave për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet vazhdon nga dita në ditë, nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile.
Në kuadër të këtyre ndihmave, Ministria e Brendshme njofton se Qeveria Kanadeze dhe "BANKERS Petroleum" kanë levruar 70,000 dollarë kanadezë për familjet e përmbytura në Komunën Dërmenas të rrethit të Fierit. Përmes këtij fondi është mundësuar blerja e pajisjeve të nevojshme shtëpiake për 145 familje të përmbytura në fshatrat Darëzeze dhe Povelçë të Komunës Dërmenas.
Në bashkëpunim me organizatën jo-fitimprurëse "Observatori për të Drejtat e Fëmijëve" si dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe drejtuesit e Komunës Dërmenas u identifikuan të gjitha familjet në nevojë dhe më pas janë blerë pajisjet e domosdoshme për to. Përmes këtij fondi familjet e përmbytura në Darëzezë dhe Povelçë u ndihmuan me: 265 dyshekë, 530 batanije, 530 komplete carcafësh dhe 530 jastekë.
Të gjitha produktet janë të një cilësie të lartë dhe të garantuar. Qëllimi i kësaj ndihme është që këto familje në vështirësi të mund të rikuperojnë pas emergjencës përmes produkteve cilësore duke u ofruar më tepër ngrohtësi dhe konfort për një periudhë të gjatë kohe.
Të pranishëm gjatë shpërndarjes së ndihmave kanë qenë të pranishëm Drejtuesit e Drejtorisë së Emergjencave Civile, përfaqësuesi i Ambasadës Kanadeze Marc - Antoine Dumas Attashe Politiko Ekonomik, përfaqësues të Konsullatës Kanadeze në Shqipëri, drejtues të BANKERS Petroleum, drejtues të zyrës së Observatorit, përfaqësues të Pushtetit qendror dhe vendor, si dhe deputeti i zonës Ervin Koçi./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.4%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 9373
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Golden Globes 2025/ Filmat ”Emilia Perez” dhe ”The Brutalist” fituesit e mëdhenj! Aktorja ikonë Demi Moore merr çmimin si aktorja më e mirë
6 Janar, 08:20
-
SHBA/60 milionë amerikanë goditen nga stuhia më e madhe dimërore! Disa shtete deklarojnë gjendjen e emergjencës
6 Janar, 08:09
-
Një moment i favorshëm për të zhvilluar projekte të reja...Çfarë thonë yjet për ju sot
6 Janar, 07:44
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha duhet të paraqitet sot në SPAK, mobilizon militantët në protestë! Paralelisht seanca paraprake në GJKKO
6 Janar, 07:28
-
Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK
6 Janar, 07:25
-
Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A
5 Janar, 22:54
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34