Qeveria kineze jep një fond prej
29 milionë $ për modifikimin e motit

Qeveria kineze jep një fond prej<br />29 milionë $ për modifikimin e motit
Qeveria kineze ka dhënë një fond prej 29.76 milionë dollarësh, për t'i shpenzuar në programin e modifikimit të motit, si pjesë e planit për të minimizuar sa më shumë katastrofat natyrore në vend.

Ministria është shprehur edhe se do të ketë fonde shtesë, të cilat do të vihen në dispozicion me qëllim që të ndihmohen rajonet e Kinës nga pasojat e përmbytjeve të cilat kanë qenë më të frikshme kohët e fundit.

Vetëm gjatë këtij viti në Kinë janë regjistruar 237 viktimash të shkaktuara nga përmbytjet.

Një teknologji e ngjashme me këtë po zhvillohet edhe në Amerikë, ku disa shkencëtarë kanë përdorur një dron për të kontrolluar në mënyrë më cilësore motin.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë