Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1507, DATË 19.11.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS HYRËSE - SHKODËR"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.1507, datë 19.11.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pikat 3, 4 dhe 5 ndryshohen, si më poshtë vijon:
"3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, për sipërfaqen tokë/truall 4 115 (katër mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) m2, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 88 475 540 (tetëdhjetë e tetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e dyzet) lekë, dhe objekt, me vlerë 3 098 361 (tre milionë e nëntëdhjetë e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 91 573 901 (nëntëdhjetë e një milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e një) lekësh.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 91 573 901 (nëntëdhjetë e një milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e një) lekësh, të përballohet, përkatësisht:
a) 88 475 540 (tetëdhjetë e tetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e dyzet) lekë, nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, zëri "Shpronësime";
b) 3 098 361 (tre milionë e nëntëdhjetë e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë, nga nga buxheti i shtetit, zëri "Detyrimet e prapambetura (detyrimet e infrastrukturës).".
2. Në tabelën e të shpronësuarve, bashkëlidhur vendimit, shtohet lista që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare". /ATSH/