Në një dalje për media të zëdhënëses Ina Zhupa, Partia Demokratike pretendon se OSHEE i ka dhuruar 60 mijë euro koncesionarit “Tirana Auto” për blerjen e automjeteve luksoze.
Gjithashtu sipas PD-së përmes një gare me operator të vetëm janë dhënë 670 milionë lekë për trajnimin e punonjësve, ndërkohë që 66 milionë lekë në vit janë paguar një tjetër kompanie për eventet e OSHEE-së.
Në përgjigje të pretendimeve të ngritura prej Partisë Demokratike, përmes zëdhënëses së saj Ina Zhupa, Qeveria sqaron përmes faqes Transparenca.al se kontrata për shërbimin e makinave është lidhur në vitin 2010, kur OSHEE menaxhohej nga privati.
Kjo kontratë, thuhet në këtë reagi, nuk shërben për blerjen e makinave luksoze ashtu siç pretendon PD, por është një kontratë e formës leasing (qira) operacional, pra kontraktori merr përsipër të ofrojë makina të reja (me 0 km) për një periudhë 3-vjeçare, duke përfshirë mirëmbajtjen periodike dhe të jashtëzakonshme të mjetit, si dhe detyrimet tatimore dhe lokale.
"Në kushtet e plotësimit të nevojave për mjete transporti në të gjithë vendin, parimi i “leasing operacional”, konsiderohet me leverdi për kompani të mëdha dhe shtrirje të gjerë. Ndërkohë që procedurat e ndjekura për shërbimin e mësipërm kanë qenë plotësisht ligjore dhe transparente, fakt i cili dëshmohet edhe nga PD e cila sot iu referua dokumenteve të marra nga Agjencia e Prokurimit Publik", thuhet në reagimin e qeverisë.
Gjithashtu, në faqen Transparenca.al sqarohet gjithashtu se tenderi për trajnimin e stafit të OSHEE ka qenë i hapur, online dhe i zhvilluar plotësisht me procedura transparente në APP. Thirrja për këtë tender është bërë kohë më parë, prej disa muajsh, dhe nuk është zhvilluar befas apo me negocim siç pretendon Partia Demokratike.
"Vendimi për trajnimin e stafit është marrë pas një analize të thellë të kompanisë në bashkëpunim me partnerët e huaj, për shkak se prej vitit 2011 nuk është kryer asnjë trajnim, ndërkohë që shërbimet dhe teknologjitë kanë avancuar. Trajnimi i 5300 punonjësve në të gjithë vendin, do të kryhet nga shoqëri të specializuara. Ky trajnim vjen në shërbim dhe në kërkim të rritjes së produktivitetit, zhvillimit të personelit, motivimit si dhe rritjes së sigurisë së tyre në vendin e punës", sqaron Qeveria.
Sa i takon procedurave për tenderin e organizimit të eventeve, Qeveria thotë se janë plotësisht transparente, online dhe të hapura për cilindo që plotësonte kriteret.
"OSHEE është ndër kompanitë më të mëdha publike në vend dhe bashkë me reformën e nisur, i është dashur të menaxhojë dhe një fluks aktivitetesh, të nevojshme për të informuar publikun, promovimin e vendimeve të rëndësishme për abonentët, investimet, etj.. Kjo kontratë do t’i mundësojë OSHEE-së realizimin në kohë dhe me standardin e duhur të atyre aktiviteteve që do të konsiderohen me rëndësi. Vlera prej 6.5 milionë lekë e kësaj kontrate është vlerë e parashikuar, në dispozicion të aktiviteteve me rëndësi që mund të ketë OSHEE gjatë viteve 2016-2017, për të cilat do të nevojitet shërbimi i agjencisë, sipas parimit kosto për njësi, por kjo nuk do të thotë aspak që i gjithë fondi do të shpenzohet", thuhet më tej në njoftimin për shtyp.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com