TIRANË - Kryeministri Edi Rama e ka ironizuar deklaratën e liderit të opozitës Basha se qeveria po kopjon alternativat e Partisë Demokratike për biznesin e vogël.
 
"Më thonë Shqupi foli në gjumë më kopjon qeveria! Fli rehat o Shqup ngelësin s'e kopjon kush ndaj vazhdo gërrhitu i qetë pa asnjë siklet:-)" , shkruan Rama në rrjetin social facebook. 

Ky reagim i kryeministrit erdhi pasi Basha tha se nisma për të zeruar tatim fitimin për biznesin me xhiro deri në 50 milionë lekë të vjetra, është një alternativë e propozuar nga opozita.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)