Qeveria kosovare: Komunat veriore
të respektojnë sistemin legal

Qeveria kosovare: Komunat veriore<br />të respektojnë sistemin legal
PRISHTINE - Qeveria kosovare u ka bere thirrje udhëheqjeve të reja në komunat veriore me shumicë serbe që të respektojnë sistemin legal të Kosovës, edhe në statutet e tyre.
 
Pas monitorimit të seancave të kuvendeve komunale në katër komunat veriore nga ana ekipeve të monitorimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, që u mbajtën dje pasdite, si dhe duke u bazuar në informacionin zyrtar lidhur me rrjedhën e këtyre seancave dhe parregullsive të evidentuara në përmbajtjen e statuteve komunale të miratuara, zv/kryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës Edita Tahiri, dha mbrëmë nje deklaratë për media.
 
Ajo tha se, në seancat e mbajtura gjatë pasdites në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, përveç në Mitrovicën Veriore ku po vazhdohej ende seanca, janë miratuar statutet e komunave veriore, të cilat për nga përmbajtja e tyre në disa pjesë nuk janë në pajtim me Ligjet e Kosovës, prandaj si të tilla janë të papranueshme dhe kanë nevojë që të plotësohen dhe ndryshohen në mënyrë që të jenë në pajtim me Ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ashtu siç e përcakton marrëveshja e Brukselit.
 
“Harmonizimi i këtyre statuteve sipas Ligjeve të Kosovës duhet të ndodh para se këto statute të hyjnë në fuqi”, tha ajo.
 
Tahiri shtoi se udhëzimi ynë si Qeveri e Republikës së Kosovës është se Kuvendet komunale të këtyre komunave duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, në mënyrë që përmbajtja e statuteve të jetë legale dhe të mund të përdoret nga autoritetet e zgjedhura komunale.
 
“Në të kundërtën, këto statute do të konsiderohen jolegale dhe Qeveria e Kosovës do të marrë veprime konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të saj”, theksoi ajo.
 
“Konsiderojmë se ky nuk është një zhvillim i mirë pas sukseseve të evidentuara në këtë proces duke përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe zbatimin e rezultateve përmes një procesi legal të inaugurimit të organeve të reja komunale”, tha Tahiri.
 
“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vendos ligjin, rendin, demokracinë dhe normalitetin në këtë pjesë të vendit sipas Kushtetutës së Kosovës dhe u bënë thirrje udhëheqjeve të reja në këto komuna të respektojnë sistemin legal të Kosovës që është në interesin e gjithë qytetarëve”, tha zv/kryeministrja Edita Tahiri.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj