Jo vetëm ministritë por edhe drejtoritë do të kufizohen në numër e do të bashkohen mes tyre. Disa drejtori të quajtura si të “rënda” dhe që janë hambari i të ardhurave shtetërore, do të bashkohen në një.
Report TV ka mësuar se grupi i punës në PS dhe kryeministri që po punon për reformimin e administratës, ka parashikuar shkrirjen e takimit dhe doganave në një institucion.
Mësohet se ky propozim ka ardhur herët nga ndërkombëtarët, ndërsa Rama e pati parashikuar që në programin qeverisës të vitit 2013, por që nuk mundi ta zbatonte 4 vitet e para.
Ashtu sikur dihet më herë është njoftuar edhe bashkimi i agjencive të pronave në një: hipotekat, ALUIZNI, dhe Agjencia e Kthimit të Pronave do të bashkohen në një institucion të vetëm që do të quhet: Agjencia e Trajtimit të Titujve të Pronësisë.
Grupi i punës është duke punuar edhe për një institucion të ri që do të kryejë të gjitha tenderimet, duke zhveshur ministritë nga ky pushtet me interesa financiare e duke i shkrirë në disa institucione me peshë të lartë në varësi të kryeministrit.
Synimi i këtyre ndryshimeve është ulja e burokracive, shmangia e korrupsionit dhe shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve.
Këto ide dhe diskutime mes grupit të punës do të marrin formë të dielën, kur Rama të prezantojë formatin e ri qeverisës përpara asamblesë socialiste.
Nga ky moment, qeverisë “Rama II” do t’i duhet një kohë e gjatë për të ndryshuar ligje e akte nënligjore në parlament, deri në zbatimin e kësaj skeme që në tërësi përbën një skelet të ri shtetëror.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO