Këto sipërfaqe e tokave bujqësore, administrohen sipas ligjit “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar, ligjit “Për koncesionet dhe partneritetin publik/privat” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve rregullave e procedurave të dhënies me qira të tokave bujqësore në pronësi të shtetit”.
Shkronja “c” e pikës 1, të vendimit nr.567, datë 5.9.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kritereve e procedurave për caktimin e pronave, fond pasurie të paluajtshme për kompensim fizik”; vendimi nr.868, datë 18.6.2008, i KM, “Për krijimin e fondit të kompensimit fizik nga fondi i tokës bujqësore”; pika 1, e vendimit nr.459, datë 22.5.2013, të KM, “Për një ndryshim në fondin e kompensimit fizik të krijuar nga fondi i tokës bujqësore”; urdhri nr.265 datë 1.10.2002, i Kryeministrit, “Për evidentimin dhe ndërprerjen e procedurave të tjetërsimit ose dhënies me qira të pronës shtetërore, tokë bujqësore, pyjore livadhe dhe kullota”, dhe urdhri nr.287, datë 20.12.2006, i Kryeministrit, “Për evidentimin dhe ndërprerjen e procedurave të tjetërsimit të pronës së shtetërore, tokë bujqësore, livadhe dhe kullota”, shfuqizohen. Po dje qeveria ka miratuar dhe vendimin për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qëndrore, për 2014, prej 541 vetash.
Vendime të tjera
Qeveria përcakton rregullat për organizimin dhe funksionimin e Agjenisë Kombëtare të Mjedisit e të Agjenive Rajonale të Mjedisit. Ajo ushtron funksionet e ngarkuara nga ligjet “Për mbrojtjen e mjedisit”, “Për lejet e mjedisit”, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, ky vendim dhe çdo akt ligjor dhe nënligjor, i posaçëm. Në vendim përcaktohet se AKM ka pavarësi në marrjen e vendimeve dhe ushtrimin e funksioneve të saj. Vendim ishte ai për krijimin, mënyrën e organizimit, funksionimit të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve e Ujërave.
Qeveria ka miratuar kalimin në përgjegjësi administrimi të mjediseve, nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile e Komiteti Shtetëror i Minoriteteve te Ministria e Zhvillimit Urban e Turizmit, sipas planimetrive, për t’u përdorur si mjedise pune nga kjo ministri.
Shkrimi u publikua sot (30.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)