Qeveria: Miratohet ndryshimi i
emërtesës nga KKRT në AMA

Qeveria: Miratohet ndryshimi i<br />emërtesës nga KKRT në AMA
TIRANE - Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka ndryshuar emërtim, duke u quajtur tashmë Autoriteti i Mediave Audiovizie. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u vendos gjithashtu edhe për shtimin e dy emërtesave, atë të kryetarit të Këshillit të Ankesave dhe të antëarit të Këshillit të Ankesave.
Gjithashtu qeveria ka miratuar edhe disa ndryshime lidhur me strukturën dhe nivelin e pagave të nëpunësve civilë.

Më poshtë vendimi i plotë i qeverisë:

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.545, DATË 11.8.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS, ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT, KUVENDIT,  KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PROKURORINË E PËRGJITHSHME, DISA INSTITUCIONE TË PAVARURA, INSTITUCIONET NË VARËSI TË KRYEMINISTRIT, INSTITUCIONET NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS DHE ADMINISTRATËN E PREFEKTIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4/2, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
1. Në vendimin nr.545, datë 11.8.2011, të Këshillit të MInistrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a)    Në pikën 1, emërtesa “Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit”, zëvendësohet me “Autoriteti i Mediave Audiovizive”.  
b)    Në fund të pikës 1/2, shtohet emërtesa “Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit”.  
c)    Në lidhjen nr.3, që përmendet në pikën 3, bëhen këto ndryshime:
i)    Emërtesa “Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit”,  zëvendësohet me “Autoriteti i Mediave Audiovizive”.
ii)    Në ndarjen “Autoriteti i Mediave Audiovizive” shtohen emërtesat, si vijon:
“- Kryetar i Këshillit të Ankesave – II-b;”
  - Anëtar i Këshillit të Ankesave” – III-a”.  
ç)    Pas pikës 9 shtohet pika 9/1, me këtë përmbajtje:
“9/1. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” deri në “Titullar i institucionit” në Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, janë sipas lidhjes nr.5/4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
d) Lidhja nr.9, që përmendet në pikën 13, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2014, të përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion për vitin 2014.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe, për Sekretariatin e Këshillit Kombëtar të Ujit, i shtrin efektet financiare nga momenti i emërimit të nëpunësve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë