Qeveria miraton 1 miliard lekë për diasporën (Vendimi i plotë)

Qeveria miraton 1 miliard lekë për diasporën (Vendimi i plotë)

Foto ilustruese

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme një vendim duke akorduar 1 miliard lekë për financimin e projektit  “Diaspora për Zhvillim” me kohëzgjatje 36 muaj. Fondi 100 590 600 (1 miliard lekë të vjetra) përfshin këtë vit dhe deri në 2021, ndërsa specifikohet shuma për cdo vit.

 VENDIMI I PLOTË
1. Financimin nga buxheti i shtetit të projektit “Diaspora për zhvillim”, me kohëzgjatje 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj, me fond total prej 100 590 600 (njëqind milionë e pesëqind e nëntëdhjetë mijë e gjashtëqind) lekësh, sipas projektit bashkëlidhur.

2. Fondi prej 100 590 600 (njëqind milionë e pesëqind e nëntëdhjetë mijë e gjashtëqind) lekësh ndahet, si më poshtë vijon:

a) Për pjesën e mbetur të vitit 2018, të vihet në dispozicion fondi prej 4 078 811 (katër milionë e shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e njëmbëdhjetë) lekësh;

b) Për vitin 2019, të vihet në dispozicion fondi prej 44 901 844 (dyzet e katër milionë e nëntëqind e një mijë e tetëqind e dyzet e katër) lekësh;

c) Për vitin 2020, të vihet në dispozicion fondi prej 32 367 559 (tridhjetë e dy milionë e treqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekësh;

ç) Për vitin 2021, të vihet në dispozicion fondi prej 19 242 386 (nëntëmbëdhjetë milionë e dyqind e dyzet e dy mijë e treqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekësh.

3. Shuma e parashikuar në projekt për vitin 2018, prej 4 078 811 (katër milionë e shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e njëmbëdhjetë) lekësh, do të përballohet nga pakësimet e fondeve buxhetore, të miratuara në buxhetin e vitit 2018 dhe të papërdorura, për Agjencinë Kombëtare të Diasporës.

4. Për vitin 2019, të parashikohet si zë i veçantë në buxhetin e shtetit, për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, projekti “Diaspora për zhvillim”, me kohëzgjatje 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj, me vlerë prej 96 511 789 (nëntëdhjetë e gjashtë milionë e pesëqind e njëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekësh.

5. Ky projekt do të zbatohet nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

6. Fondi total prej 100 590 600 (njëqind milionë e pesëqind e nëntëdhjetë mijë e gjashtëqind) lekësh të transferohet në formë granti, me përfitues Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, në llogari bankare, në bankë të nivelit të dytë.

7. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ministri i Shtetit për Diasporën dhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 17/10/2018 17:41

    Si gjithnjë do të futen nëpër xhepa sepse diaspora nuk prodhon asgje. Mblidhen duke ngrene e pire qyl se bashku me pushtetarë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit