Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar sot në Dajt ka marrë vendimin për shpërndarjen e fondeve transitore për zbatimin e reformës administrative-territoriale. Fondi prej 1.8 miliardë lekë është pjesë e buxhetit të vitit 2015 dhe do t’u kalojë 61 bashkive për muajt e mbetur të këtij viti.
Vendimi i qeverisë:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15 e të aneksit 1, të ligjit nr.160/2014, “Për miratimin e buxhetit të vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpërndarjen e fondit tranzitor në vlerën 1 857 683 000 (një miliard tetëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre mijë) lekë, për zbatimin e reformës së re administrativo-territoriale, për 61 bashkitë, sipas tabelës 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ky fond të përballohet nga fondi për zbatimin e reformës së re administrativo-territoriale, miratuar për vitin 2015.
3. Ngarkohet Ministria e Financave dhe ministri i Shtetit për Çështjet Vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com