Qeveria miraton kontratën, KURUM
merr për 35 vjet rafinerinë e Cërrikut
Ka hyrë në fuqi kontrata për dhënien e rafinerisë së naftës së Cërrikut kompanisë turke “Kurum” me koncensionpër 35 vjet. Kontrata është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe është publikuar në FletorenZyrtare. Kontrata është e tipit ROT (rehabilitim, operim, transferim).
TIRANE- Ka hyrë në fuqi kontrata për dhënien e rafinerisë së naftës së Cërrikut kompanisë turke “Kurum” me koncension për 35 vjet.
Kontrata është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare. Kontrata është e tipit ROT (rehabilitim, operim, transferim).
Kontrata është nënshkruar më 22 korrik nga ministri Florjon Mima dhe ka marrë OK e qeverisë më 24 korrik. Sipas kushteve të kësaj kontrate, turqit nuk do të paguajnë asgjë si fillim, ndërkohë që angazhohen të rivënë në punë rafinerinë brenda 18 muajve, duke investuar 48.4 milionë euro.
Më pas, ata do t’i paguajnë shtetit një shifër të barabartë me 4 përqind të kapacitetit përpunues, si tarifë koncensionare.
Koncensionari ka afat 12 muaj që të sigurojë financimin e investimeve, në të kundërt shteti anulon kontratën në mënyrë të njëanshme.
Qeveria në ikje ka shpërfillur kështu një vendim gjykate që urdhëronte bllokimin e procesit. Pikërisht më 22 korrik, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë ka urdhëruar pezullimin e këtij koncensioni për parregullsi ligjore. Gjyqtari Artur Gaxhi ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm deri në qartësimin e problemeve ligjore.
Vetë qeveria është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim në datën 23 korrik. Po ashtu, ka patur edhe një njoftim përmbarimor për ndaljen e koncensionit, i cili i është komunikuar dhe është pranuar nga Ministria e Ekonomisë, në këtë datë. Por, edhe pse është vënë në dijeni zyrtarisht për vendimin, qeveria sërish ka vazhduar procedurat duke miratuar kontratën me kompaninë “Kurum”.
Në vendimin e zbardhur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës madje, qartëson se qeveria e ka refuzuar që në fillim gjithë procesin gjyqësor. Ministria e Ekonomisë ka refuzuar të nënshkruajë fletëthirrjen, e, për rrjedhojë, edhe paraqitjen në proces. Madje, siç shkruan gjykatësi Gaxhi, kjo ministri është përpjekur që në mënyrë abuzive të shtyjë seancën gjyqësore, duke paraqitur pretendime të rreme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.7%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen për dhënien e kontributit në avionët luftarakë dhe trajmin gjuhësor pilotëve
22 Janar, 14:34
-
'TikTok, luftë gjeo-politike mes SHBA dhe Kinës', eksperti i IT-së: Në Amerikë dhe Shqipëri nuk do mbyllet! Një i ri harxhon mesatarisht 6-8 orë në ditë me aplikacionin
22 Janar, 14:25
-
I pandehur për fshehje pasurie, Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO, merr pjesë në seancën gjyqësore
22 Janar, 14:21
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
Gazetarja e ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam krenare për ty (VIDEO)
22 Janar, 14:09
-
Shkodër/ Dhunuan 62 vjeçarin për një vendparkimi, dorëzohen në polici Samuel Troshani dhe Izmir Sakica! Ishin në kërkim policor dhe për atentatin me 4 të vrarë në Dobraç (VIDEO)
22 Janar, 14:08
-
Shqipëria në Panairin Fitur në Madrid, Kumbaro: Garanci suksesi për vitin 2025
22 Janar, 14:03
-
46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Gjermani/ Sulm me thikë në një park në Bavari, vriten 2 kalimtarë, disa të plagosur
22 Janar, 13:55
-
Arratisja e Artan Grubit, ministri i Brendshëm maqedonas: Po mblidhen prova shtesë nëse ishte e organizuar
22 Janar, 13:49
-
Nga 1 shkurti punonjësit e OSSH që lexojnë matësit e energjisë do gjurmohen në aparatin që përdorin! Sistemi i ri do verifikojë konsumatorët mbi 700 kWh, do shtohen 120 punonjës
22 Janar, 13:49