TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në mbledhjen e qeverisë 44 vendime. Një nga vendimet i cilësuar si më i rëndësishmi nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, është rritja e rroga dhe pensioneve. Ky vendim miratohet në parim, 10 ditë para datës së zgjedhjeve parlamentare.
Berisha sqaroi se vendimi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve, pasi duhet të mblidhet parlamenti për të votuar këtë akt shumë të rëndësishëm, ndërsa akuzoi kreun e PS-së së nuk flet kurrë për rritje pagash dhe pensionesh.
“Vendimi më i rëndësishëm mes 44 vendimeve që miratohen sot në mbledhjen e qeverisë është rritja e rrogave dhe pensioneve në përputhje me përcaktimin e buxhetit të shtetit. Rritja e rrogave do të bëhet nga zero në rrogat më të larta, tek 4-6 % tek rrogat e tjera sipas kategorive. Po kështu edhe për pensionet. Rritja e rrogave dhe pensioneve do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve. Ka një modalitet pak të vështirësuar për shkak të parlamentit, por qeveria ka të drejtën me kushtetutë të aktit normativ dhe qeveria në këtë rast do të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese të aktit normativ, për të futur në fuqi rritjen. Kjo do të skedohet në mënyrë që javën ose 10-ditëshin e parë të parlamentit të ri të shqyrtohet.
Ai nuk flet kurrë për rritje rrogash dhe pensionesh, ai flet thjesht do ul këtë taksë dhe do rrisë këtë taksë nga e cila lind vetëm kaosi ekonomik”, u shpreh Berisha.
Nga vendimet e miratuar mbrëmjen e sotme në mbledhjen e qeverisë është edhe dëmshpërblimi i 1 040 të përndjekurve politikë, për të cilët do të vihen në dispozicion rreth 45 milionë dollarë.
“Qeveria vendos një shumë të madhe, për dëmshpërblimin financiar, për 1 mijë e 40 të përndjekur politikë në masën rreth 45 milionë dollarë. Ky është detyrimi që ka qeveria shqiptare ndaj të përndjekurve politikë. Një proces që sigurisht do të donim të ishte më i shpejtë, por që ne nuk e kemi lënë kurrë. I garantoj të përndjekurit se brenda afatit ligjor, qeveria do të zbatojë ligjin me përpikëri. Amendimet e kërkuara do të bëhen. Në parlament pati debate të mëdha. Madje në parlament pati tendenca nga pala tjetër për t’u përdorur kjo për qëllime shumë të këqija. Por ne vazhdojmë me vendosmëri për dëmshpërblimin me normën më të merituar të këtyre njerëzve të fjalës së lirë, që u martirizuan për së gjalli në burgjet dhe kampet e një regjimi barabar”, tha kreu i qeverisë.
Një tjetër vendim nga 44 vendimet e miratuara është edhe rimbursimi me para në dorë i fermerëve për TVSH-në për të gjitha makineritë që ata blejnë në dyqanet e vendit.
“Kjo erdhi si rezultati i kërkesës së tyre. Ky vendim plotëson përfundimisht paketën e reformave të thella që ne bëmë për të mbështetur fermerët e vendit”, theksoi Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com