Qeveria mund të pezullojë
marrëveshjet ndërkombëtare

Qeveria mund të pezullojë<br />marrëveshjet ndërkombëtare
Drafti për marrëveshjet ndërkombëtare parashikon që Shqipëria mund të pezullojë paktet e nënshkruar. Sipas ligjit të ri, Shqipëria pezullon përkohësisht zbatimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare sipas parashikimeve të marrëveshjes dhe këtij ligji. Shqipëria edhe mund të denoncojë një marrëveshje ndërkombëtare sipas parashikimeve të marrëveshjes dhe të këtij ligji. Ndërkaq, në draft parashikohet që Shqipëria mund të paraqesë edhe rezerva për marrëveshjet e nënshkruara deri më tani apo që janë në proces nënshkrimi.

Sipas draftit, rezerva hartohet nga ministria kompetente dhe mund të përfshihet në projektaktin e miratimit në parim, ratifikimit/aderimit/pranimit/miratimit të marrëveshjes. Të drejtën për të bërë rezervë për një marrëveshje ndërkombëtare e ka edhe Kuvendi në momentin e ratifikimit dhe miratimit të marrëveshjes. Ndërkaq, në rastin kur rezerva bëhet pas hyrjes në fuqi të aktit të miratimit të marrëveshjes, miratimi i rezervës bëhet me ligj. Mazhoranca qeverisëse ka renditur disa arsye, për domosdoshmërinë e një ligji të ri për marrëveshjet ndërkombëtare. Së pari, ligji ekzistues është miratuar para hyrjes në fuqi të Kushtetutës dhe, si i tillë, duhet të përshtatet me dispozitat e saj.

Gjithashtu, shumë institucione nuk janë të pasqyruara me terminologjinë kushtetuese. Së dyti, gjithnjë sipas Këshillit të Ministrave, janë vërejtur paqartësi në procedurat e lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare, veçanërisht në trajtimin e procedurave të aderimit/pranimit/miratimit për zbatimin e traktateve ndërkombëtare. Mangësi janë konstatuar në procedurat e ndjekjes së zbatimit të marrëveshjeve dhe detyrimit të ministrive për të raportuar për zbatimin e tyre, në rastet ku vetë marrëveshjet e parashikojnë këtë të fundit. Ndërkaq, sipas Këshillit të Ministrave eksperienca e deritanishme ka sjellë domosdoshmërinë e lehtësimit të procedurave të hyrjes në fuqi të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe rritjen e përgjegjësisë së ministrive kompetente në këtë proces duke shmangur zgjatjen e procesit.
 
Denoncimi
Sipas draftit, denoncimi i marrëveshjes ndërkombëtare bëhet nga Kuvendi për marrëveshjet e ratifikuara prej tij ose Këshilli i Ministrave për marrëveshjet e miratuara prej tij pas nënshkrimit apo që kanë hyrë në fuqi me nënshkrim.




Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

Ligjet që shkeli Kryemadhi/ Çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit

Ligjet që shkeli Kryemadhi/ Çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit