Qeveria miraton marrëveshjen me
Gjermaninë për sigurinë e digave
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vemdimesh, kështu u vendos miratiminë parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2009, për projektin "Energji ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit".
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vemdimesh, kështu u vendos kalimi në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Avokatura e Shtetit, të disa mjediseve në bodrumin, katin përdhes, katin e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë, në godinën e ish-hotel "Drinit".
Qeveria vendosi edhe miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2009, për projektin "Energji ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit".
Këshilli i Ministrave mori vendim edhe për organizimin, funksionimin dhe shpërblimin e komisioneve eprore të caktimit të aftësisë për punë.
Qeveria vendosi edhe miratimin e rregullit teknik "Për kërkesat thelbësore, vlerësimin e konformitetit dhe markimin CE të pajisjeve mjekësore të implantueshme aktive".
Qeveria vendosi edhe miratimin e listës së planeve apo programeve me pasoja negative në mjedis që do t'i nënshtrohen procesit të vlerësimit strategjik mjedisor.
Qeveria vendosi edhe shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor "Nyja lidhëse Milot - Lezhë, Milot - Rrëshen dhe Milot - Thumanë".
Qeveria vendosi sot miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovakisë, për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike, substancave psikotrope e prekursorëve të drogës dhe krimeve të tjera.
KM, vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor dhe të statutit të tij.
Qeveria vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Sllovenisë, për ngritjen e Qendrës së Ekselencës në Financë (CEF).
KM, vendosi edhe miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital apo ekzekutim pa gjyq, për motive politike.
Qeveria vendosi sot miratimin e procedurave për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve, personelit, aktiveve të trupëzuara dhe të patrupëzuara, të arkivave dhe çdo dokumentacioni tjetër zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi administrativo-territorial.
Redaksia Online(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
41.4%
-
Të gabuar
53.1%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 5169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)
4 Tetor, 22:51
-
Ushtria amerikane godet caqet e Huthit në Jemen, 15 sulme ajrore! Shpërthime në porblloqe ushtarake dhe aeroport
4 Tetor, 22:36
-
Përmbytje dhe në Malin e Zi, lumenjtë dalin nga shtrati! Përmbyten rrugë e shtëpija
4 Tetor, 22:28
-
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash, bllokohet kalimi i mjeteve në Bypass-in e Vlorës
4 Tetor, 22:16
-
Reshjet e shiut përmbytën Vlorën, Ministria e Mbrojtjes: Në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje! U evakuuan 55 persona
4 Tetor, 22:08
-
Vlorë/ Pasojat e përmbytjeve, dëmtohen dyert e banesave, inertet dhe balta bllokojnë rrugët
4 Tetor, 21:42
-
Shqipëria hap zyrtarisht ambasadën në Ukrainë, ambasadori Ernal Filo dorëzon letrat kredenciale
4 Tetor, 21:23
-
Përmbytje në Bosnje-Hercegovinë,19 të vdekur dhe shumë të zhdukur! Begaj mesazh ngushëllimi homologut boshnjak për viktimat
4 Tetor, 21:17
-
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, dendësia e ujit bllokon qarkullimin! Makinat për pak sa nuk fundosen
4 Tetor, 21:15
-
Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje! Në Mal të Zi lumenjtë dolën nga shtrati e përmbytën banesa
4 Tetor, 21:09
-
Pogradec/ Rrugët kryesore të qytetit nën ujë, dy akset nacionale 'pushtohen' nga mjegulla
4 Tetor, 21:06
-
Me urinë, gjysmë domate për 4 ditë, 1 gisht bukë, shtatzënë, mbijetova në Korrik 1990 në Ambasadën Gjermane! Angjelina Schwenk
4 Tetor, 21:05