Një rrugë në veri të Kosovës merr emrin e Afrim Bunjakut
Tabela e rrugës me emrin e Afrim Bunjaku-t
Qeveria e Republikës së Kosovës gjatë një mbledhje elektronike që mbajti ditën e sotme, ka emërtuar rrugën rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.
Më 24 shtator të vitit të kaluar, dhjetëra serbë të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë duke vrarë policin Afrim Bunjaku.
Në aksionin pasues të Policisë mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin terrorist e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Qeveria në këtë mbledhja ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi z. Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.
Qeveria ka emëruar Genc Metaj në pozitën e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.
“Qeveria ka emëruar Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike. Ndarë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT. Aprovuar Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë. Aprovuar Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës. Aprovuar Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës. Aprovuar Rregulloren për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil”, thuhet në njofitm./KosovaPress/
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushtria serbe në afërsi të kufirit të Kosovës, gazetari për Report Tv: Provokim me urdhër të Vuçiç, kërkojnë të realizojnë një skenar të ngjashëm Banjskën
13 Tetor, 12:49
-
Kosovë/ Sulmi në Banjskë, nis gjyqi ndaj 45 të akuzuarve! Vetëm 3 të pranishëm, 42 të tjerë në arrati
9 Tetor, 17:13
-
Kryeministri serb: Sulmi në Banjskë nuk duhet të ndodhte
30 Shtator, 14:50
-
Kosovë/ Një vit pas vrasjes së policit, Banjska me rrugën e Afrim Bunjakut
28 Shtator, 17:37
-
SHBA dhe BE në njëvjetorin e Banjskës: Përgjegjësit të japin llogari
24 Shtator, 18:56
-
Sot një vit nga ‘Banjska’, homazhe për heroin Afrim Bunjaku! Kurti: Ndërkombëtarët të detyrojnë Serbinë të mbajë përgjegjësi
24 Shtator, 10:02
-
Maqedonci: Ekziston rreziku i përsëritjes së rastit 'Banjska' në Kosovë, trajnohen në Serbi! Kemi forcuar kushtet e sigurisë bashkë me KFOR-in
20 Shtator, 12:18
-
Si u organizua sulmi terrorist në Banjskë? A ishte i informuar Vuçiç, çfarë paralajmëronte Radoiçiçi në vazhdimësi
13 Shtator, 18:59
-
Çfarë thuhet në aktakuzën për Banjskën?
12 Shtator, 23:56
-
BE mirëpret shpalljen e aktakuzës për rastin e Banjskës - thirrje Serbisë për bashkëpunim
12 Shtator, 17:50
-
Sulmi terrorist në Banjskë ku humbi jetën polici Bunjaku, Prokuroria e Kosovës akuzon 45 persona
11 Shtator, 12:44
-
Sulmi në Banjskë! Albin Kurti: Serbia nuk po tregohet përgjegjëse! Ende s'është dorëzuar Radojçiçi
28 Gusht, 14:21