TIRANË – Qeveria shqiptare ka vendosur të ndihmojë financiarisht policin Preng Lleshaj, që u aksidentua në krye të detyrës nga një automjet në aksin Tiranë – Kamëz dhe familjen e kolegut të tij të vdekur, Selman Lena.
Qeveria shqiptare ka marrë përsipër të mbulojë në masën 3 milionë lekë, shpenzimet e mjekimit të punonjësit të policisë Preng Lleshaj, që për disa ditë pas aksidentit, qëndroi në gjendje kome, ndërsa kolegu i tij, Selman Lena që u godit në të njejtin vend nga automjeti, gjeti vdekjen e menjëhershme. Po ashtu, vendosi t'i akordojë një ndihmë financiare prej 4 milionë lekësh, edhe familjes së kolegut të tij të vdekur, Selman Lena.
Preng Lleshaj dhe Selman Lena u goditën nga një automjet i drejtuar nga Edmir Koleci në aksin Tiranë - Kamëz, një mbrëmje, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vdes polici Selman Lena dhe plagoset Preng Lleshaj