Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ulet çmimi i energjisë elektrike për të gjithë qytetarët. Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se po vlerësohet ulja e çmimit të energjisë për pensionistët, zëvendëskryeministrja tha se rishikimi nis nga janari.
“Ne kemi marrë një porosi dhe prej kohësh punojmë me OSHEE-në, me KESH-in edhe me OST-në për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike, duke nisur nga 1 janari i vitit 2025. Jemi në punë e sipër, në analizë e sipër, por jemi të sigurt që do t’ia dalim, që duke optimizuar proceset teknike dhe financiare të kompanive tona, ne të kemi mundësi që nga 1 janari t’iu ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë për energjinë elektrike”, u shpreh zëvendëskryeministrja.
Ende nuk është saktësuar nëse nga ky vendim do të përfitojnë të gjithë apo kategori të caktuara siç pati thënë kryeministri Rama. Po ashtu pritet të bëhet publike edhe formula e se si do të bëhet ulja e çmimit dhe sa do të jetë.
Aktualisht çmimi i energjisë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë për familjet, ndërsa për pensionistët që prej vitit 2015 marrin kompensimin shtesë në pensionin e tyre për energjinë elektrike të shumës 648 lekë.
Vendimi për këtë ulje të çmimit të energjisë, vjen afro 2 vite pasi qeveria paralajmëronte rritje të çmimit të energjisë për ata që konsumonin mbi 800 kilovat në muaj për shkak të krizës së energjisë.
“Jemi duke studiuar edhe një ulje të çmimit të energjisë. Ajo që kam kërkuar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është që pensionistët të përfitojnë patjetër një ulje, sado të vogël. Po bëjmë një studim si afekton kjo. Por duke qenë se ekonomia është në një rrugë të mbarë dhe shpresoj mos kemi larg qoftë ndonjë situatë që kemi kaluar.”, u shpreh Rama me pensionistët në Korçë më 29 tetor.
Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
82.9%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2750
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj
23 Dhjetor, 16:29
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18
-
Ndalimi i Tik Tok-ut, Rama i përgjigjet kompanisë kineze: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! S' ka pse kërkon sqarime, mbrojmë fëmijët
22 Dhjetor, 17:12
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
Me cilin tager do ta ule cmimin e energjise, kur i vetmi ent qe mund te marre kete vendim, eshte ERE, qe varet direkt nga Kuvendi e jo nga KM? Demagogjite e zakonshme pre-votimesh te KM tone te plotfuqishem, qe nuk respekton as sa per sy e faqe, institucionet!
PërgjigjuGenjeshtra. Si gjithmon tjeter thote e tjeter ben. Po e uli energjine do ngrej dicka tjeter qe tja fus ketij populli. Mbaheni mend. Pas zgjedhjeve la per te shtuar ndonje takse.
PërgjigjuNuk besoj se ndodh jane barcaleta
PërgjigjuDo jua ulin deri sa te mbarojne zgjedhjet pastaj do jua rasin qytetareve dyfish, sic donin ta benim me 500 lek/kw
PërgjigjuU hap thesi shyqyrr
PërgjigjuJane legena keta vetem mashtrojne
PërgjigjuPSE NUK E ULE CMIMIN E ENERGJISE 4 VJET ME PERPARA O LEGEN KRYEMINISTER,,POR E UL TANI,,,APO DO QE TE GENJESH TE VARFERIT E PENSIONISTET...ASNJE VOTE O POPULL PER KETE HAJDUT,,JEPIMI VOTEN ARLIND QORRIT...
PërgjigjuEdhe per ato ne emigracion se votojnë këtë vit, sidomos ajo Mara se e meriton, ka punuar per partinë. Pas zgjedhjeve shohim w bëjmë.
PërgjigjuPara zjedhjeve dhe Rikun ne goje do ja merni popullit....................................
Përgjigju