Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë në dhjetor 2015 paketën e dytë të privatizimeve të objekteve shtetërore. Nga burimet zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë mësohet se lista përbëhet nga 70 objekte të grupuara sipas rretheve, të cilat do të shiten me ankand si sektorë jo strategjikë. Objektet janë kryesisht ish ndërtesa të kooperativave bujqësore dhe ish ndërmarrjeve shtetërore që tashme kanë falimentuar. Në këtë grupim objektesh që po shiten në ankandet e Agjencisë së Prokurimit publik, më i vlefshmi mësohet të jetë tregu i madh frutave perimeve në Tiranë dhe disa objekte të ish sharrës po në Tiranë.
/Shqiptarja.com












