Qeveria paralajmëroi taksë për profesionet e lira, ekspertët: Deri tani kanë përfituar, skema aktuale ka hapur gropa për evazion fiskal! Skeptik për dyfishimin e gjobave

TIRANË-  Pasi qeveria paralajmëroi taksë për profesionet e lira, ekspertët Erald Pashaj dhe Eduart Gjokutaj e kanë vlerësuar, pasi sipas tyre skema aktuale që ekziston aktualisht ka lënë mundësinë për evazion fiskal. Të ftuar në 'Sot Live në Shqipëri', eksperti i punësimit, Pashaj tha se një gjë e tillë nuk duhet bërë me anë të konferencave për shtyp, por duhen plane afatgjatë. Ai ka sjellë edhe një shembull se si kanë përfituar deri më tani profesionet e lira.

"Duhen plan afatgjatë e jo në konferenca për shtyp. Ky ligj që kemi në për të vetëpunësuarit ka krijuar çarje ka vend ku mund të krijohet evazion, nëse je bankë dhe do të punësosh IT me një rrogë 300, taksimi 25%, dhe do marrë 225 mijë lekë. Ky është i punësuar. Tani del tjetri i thotë hajde te unë që të të marr si profesion i lirë, dhe do të të jap 300 mijë lekë me faturë në muaj dhe ai paguan vetëm sigurimet shoqërore, kemi deformim të tregut, ka një problem për këta që janë të rregullt, se sa do jetë ndryshimi nuk e di", tha Gjokutaj.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe Eduart Gjokutaj.

"Politika ka ndjekur një qasje që ka krijuar gropa fiskale, nën zë ky është një pranim të asaj politike që nuk funksionoi, që u bë me qëllim stimulimin e biznesit dhe formalizmit të biznesit. Një deklaratë e tillë do e orientojë komunitetin e biznesit dhe individët", tha Gjokutaj.

Ekspertët bashkohen edhe në idenë se rritja e gjobave që është paralajmëruar të ndodhë nga 1 qershori, nuk do të rriste ndërgjegjësimin e bizneseve që të mos kryejnë shkelje, por do të thellojë abuzimet.

"Formë që tjetrin ta frikësish më shumë, me këtë ka një efekt tjetër, rritet edhe më shumë korrupsioni se i thonë nuk do të të vë këtë gjobë më jep kaq lekë", u shpreh Pashaj.

"Kur gjoba kthehet në një mënyrë të barabartë me taksimi, kemi një deformim të vizionit të qeverisë, qeveria ka bërë uljen e taksave dhe ka sjellë deformim të konkurrencës, duke mos i dëgjuar ekspertët, dhomat e biznesit, sindikatat, faktorët që e kanë në kurriz dhe e ndjej janë pjesë që qeveria i konsideron si dytësor dhe dëgjon qytetarët", theksoi Gjokutaj.

Ato janë ndalur edhe te deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të pyeten qytetarët nëse duan që të publikohen pagat 1 herë në vit. Një gjë e tillë, sipas ekspertëve është shkelje e të drejtave të njeriut duke theksuar se ekzistojnë ka forma të tjera transparence

"Në tërësi ideja e transparencës është pozitive, por ka kushte për ta bërë këtë transparencë. Ka një Kushtetutë vendi dhe të drejtat dhe kufizimi i lirive janë të përcaktuara dukshëm, transparenca duhet të shërbejë në projekte pilot, në Europë ka transparencë për barazinë gjinore, bërja e transparencës në aspektin kombëtar është si ato bumet e mëdha, se krijojnë pështjellim në treg, marrëdhënien e punëdhënësit me punëmarrësit, pjesa konfidenciale dhe emocionale, s'është e drejtë e qeverisë të ndërmarra së bashku", tha Gjokutaj.

"Jam kundër ishte një skandal, por ai skandalet i kthen në avantazh të vetes, është shkelje e të drejtave të njeriut,  se me këtë logjikë hajde nxjerrim dhe analizat e njerëzve për të ditur ca sëmundjes ka që të sensibilizohen njerëzit. Kjo sjell një keqinterpretim të pagës së njerëzve, se të paragjykoj se të them e merr 'kot'. Ka pasur efekt të disa kompani që ka bërë rritje pagash, po kjo mund të ndodh që një kompani shi sa mirë iu paguaj unë, dhe s'ua rrit më, besoj që do të tërhiqet kryeministri nga kjo ide", tha Pashaj.

*Profesione të lira janë fotograf, vidoegraf, IT, kemi persona që merren me dizanj, marketing, gazetar, avokat, personat që mund të japin mësim online diku tjetër, etj...

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë