Qeveria polake blen koleksionin
me vlerë 2 miliard euro

Qeveria polake blen koleksionin<br />me vlerë 2 miliard euro
Qeveri e Polonisë ka blerë një koleksion veprash arti, i cili është vlerësuar se kushton 2 miliard euro.
 
Pavarësisht çmimit që koleksioni ishte vlerësuar, ai është blerë për 100 milion euro e cila vetëm 5% e vlerës reale së koleksionit.
 
Koleksioni që ishte në administrim të fondacionit Czartoryski, është i formuar nga 86 mijë pjesë, ku përfshihet edhe një nga pikuarat më të famshme të Da Vincit, Gruaja me Hermeli.
 
Ndërkohë që bordi i menaxhimit  të fondacionit është shprehur se nuk është pyetur për shitjen e koleksionit dhe ka dhënë dorëheqjen në shenjë proteste, ndërkohë zotëruesi i koleksionit, Adam Karol Czartoryski, është shprehur se nuk ndihet sikur ka bërë një shitje, por një donacion të madh shtetit.
 
Pjesë e koleksionit i cili tashmë është pronë e shtetit polak, janë edhe 250 mijë dorëshkrime dhe libra të rrallë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot