Kryeministri Berisha prezantoi projektbuxhetin per vitin 2012 si “Ky është buxheti më i madh në historinë e vendit. Buxheti i vitit 2012 është hartuar nga ministria e Financave, bazuar në objektivat e garantimit të stabilitetit makroekonomik. Siç jemi zotuar, nuk ka dhe nuk mund të ketë rritje të borxhit, por vetëm ulje të tij, nuk ka rritje të defi çitit buxhetor, por vetëm ulje të tij. Kemi vendosur të përqëndrohemi në objektin më madhor - rritjen e pagave dhe pensioneve. Vitin e ardhshëm do të jemi një ndër vendet më të pakta që rrisin rrogat, pensionet dhe ndihmën ekonomike”- theksoi Berisha.
Pra siç duket qartë Shqipëria nuk po përjeton rritje ekonomike, por, përkundrazi, shifrat e ecurisë së saj janë negative. Gazetari i gazetes “Shqiptarja.com”, Genc Kondi zbuloi se kryeministri e paraqiti buxhetin e vitit 2012 si më të madhin në historinë e vendit, por miratoi të ardhura 2% më të ulta se sivjet.
Në Numrin e sotëm gazeta "Shqiptarja.com" shkruan se sipas parashikimeve, të pr/buxhetit të miratuar dje nga Këshilli i Ministrave, defiçiti mendohet të mbahet në nivelet që rekomandon FMN-ja, por s'kapet dot më objektivi i Programit Qeveritar prej 50% të PBB. Ndërkohë që dhe të ardhurat janë dy për qind më të ulëta se në buxhetin fillestar të 2011-ës.
Kryeministri Berisha la qëllimisht në harresë faktin që për këtë vit ishte parashikuar një shifër edhe më e madhe të ardhurash se ajo, që po I serviret aktualisht Kuvendit. Sipas tij, ky është buxheti më i madh në histori, i cili duhet të garantojë stabilitetin makroekonomik të vendit. “Ky është buxheti më i madh nëhistorinë e vendit.
BUXHETINë buxhetin e vitit 2011, të miratuar një vit më parë në Kuvendin e Shqipërisë, shifra e të ardhurave buxhetore ishte caktuar 362 miliardë lekë të reja. Kjo shifër është dy për qind më e ulët se ajo prej 353.8 miliardësh, që po miratohet tani, megjithëse qeveria,në mes të këtij viti, ka bërë një korrigjim,duke rishikuar në nivelin e 343.9miliardë lekëve këtë parameter fiskal, pra gjithnjë duke e ulur parashikimin e saj fillestar në çdo hap.
Detajet dhe një analizë të plotë të shifrave pr/buxhetit mund t`i lexoni sot ne gazeten "Shqiptarja.com".
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.6%
-
Gafë
51.6%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5129
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17
-
SHBA/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në Nju Jork
10 Janar, 08:16
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet amerikane të platformës, premtojnë forcimin e privatësisë dhe besimin e përdoruesve
10 Janar, 07:34
-
Zjarret në SHBA, pamjet satelitore tregojnë si ishte Los Anxhelos para dhe pas shpërthimeve të flakëve masive (FOTO)
10 Janar, 07:21
-
SHBA/ Zjarret në Los Anxhelos, shkon në 10 bilanci i viktimave! Flakët dalin jashtë kontrollit, shkatërrohen vilat e Anthony Hopkins dhe Paris Hikton
10 Janar, 07:13
-
Spanjë/ Goditje e trafikut të drogës në Vigo, 9 të arrestuar, shumica shqiptarë! Kapet 1.1 ton kokainë
10 Janar, 07:07
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47