TIRANE- Qeveria po përpiqet të shesë gjithçka të mundshme, duke nisur nga hidrocentralet, repartet ushtarake, magazinat, ambiente zyrash; kësaj dalldie duket se nuk do t'i shpëtojnë dot as qeniet e gjalla në pronësi të shtetit.
Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, strukturë e Ministrisë së Financave, ka njoftuar se nxjerr në shitje edhe gjashtë qen të policisë. Kafshët, të cilat aktualisht janë në administrim të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë, Tiranë, do të nxirren në shitje më 26 mars, duke nisur nga ora 9 e mëngjesit, në gjashtë ankande, të distancuara me nga 30 minuta prej njëra-tjetrës.
Fjala është për qen, të cilët nuk kanë kaluar provat e shkollës së trajnimit dhe nuk janë pë përshtatshëm për funksione si qen policie. Pak kohë më parë, një numër qensh të tillë iu falën policisë maqedonase.
Sipas njoftimit të ministrisë, ankandio do të zhvillohet si më poshtë: në orën 9:00 do të nxirret në ankand qeni "Tobi"; në 9:30, qeni "Ulica"; në 10.00, qeni "Tina" dhe kështu me radhë, qeni "Rambo", qeni "Roni" dhe qeni "Blini". Dy ankandet e para u përkasin qenve "Tobi" dhe "Ulica", të cilët kanë vlerën më të lartë fillestare të ankandit, 30 mijë lekë. Ndërkohë që qeni "Tina" dhe me radhë, qeni "Rambo", qeni "Roni" dhe qeni "Blini" do të nxirren në ankand me një vlerë fillestare mjaft më të ulët, 8 mijë lekë.

(Faksimile e njoftimit te Ministrise se Financave per shitjen e qenve)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com