Qeveria,propozohet buxheti më i
madh në historinë e Maqedonisë

Qeveria,propozohet buxheti më i<br />madh në historinë e Maqedonisë<br>
Qeveria ka miratuar buxhetin më të madh në historinë e Maqedonisë. Shteti në vitin 2018 do të shpenzojë 3.4 miliard euro. Megjithatë, kryeministri Zoran Zaev premton se paratë do të shpenzohen në mënyrë ekonomike. Më shumë se 1/3 e mjeteve të grumbulluara do të ndahen për paga dhe pensione, ndërsa për investime kapitale janë paraparë rreth 400 milion euro.

"Në vitin 2018 në mënyrë më të shprehur vazhdojmë me shkurtimin e shpenzimeve joproduktive dhe këto mjete i drejtojmë për nevojat e qytetarëve. Vetëm një shembull, do të shkurtojmë 650 milion denarë shpenzime joproduktive nga mallrat dhe shërbimet dhe këto mjete i shpërndajmë për shlyrje të rregullt të detyrimeve ndaj shfrytëzuesve buxhetor"- deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.

Borxhi publik është projektuar me 2.7% nga PBV gjegjësisht shteti do të duhet përmes huamarrjeve të mbulojë minus prej rreth 300 milion euro. Kryeministri Zaev u shpreh se në vitin 2018 nuk do të ketë ndonjë risi më të dukshme lidhur me tatimimin e qytetarëve dhe kompanive. Rritja e akcizës për dizelin për 3 denarë, sipas tij, bëhet me qëllim që mos të rritet borxhi publik i shtetit, raporton alsat-m.

"Prej 0.80 euro për litër në 0.86 euro, nuk presim kurrfarë implikime. Një vit mendoj se ishte viti 2011 apo 2012, për shkak të rritjes së çmimit të naftës në bursë, për një ditë çmimi u rrit për 3.7 denarë, kështu që tre denarët nuk ndikojnë fare, por ky është vetëm qëndrimi jonë" - tha Zoran Zaev.

Për mbështetjen e ekonomisë parashihen rreth 32 milion euro. Pagat në Mbrojtje duhet të rriten për 10% ndërsa 5% pagë më të lartë nga shtatori do të marrin punonjësit në shëndetësi dhe arsim. Rritja ekonomike është projektuar në 3.2% ndërsa inflacioni do të arrijë 1.7%. Dy orë pas prononcimit të Zaevit, para gazetarëve me konferencë të posaçme shtypi u paraqit zv/kryeministri Hazbi Lika i shoqëruar nga ministrat e BDI-së. Ai prezantoi projektet që do t’i mbështesë qeveria në zonat me shumicë shqiptare, edhe pse buxhetin e miratojnë bashkë partnerët e qeverisë, motoja e të cilëve ishte “Jetë për të gjithë”.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online