TIRANË - Qeveria shqiptare ka publikuar të plotë sot Kodin Etik Ministror, që është edhe vendimi i parë historik i marrë prej saj. Në këtë Kod përcaktohen me detaje marrëdhënia e ministrit me drejtuesit më të lartë si dhe me vartësit, "sjellje që duhet të jetë shembull"; ndalohet hedhja në gjyq e medias; ndalohet marrja e dhuratave; sugjerohet edhe përdorimi i transportit publik nga ministrat nëse është e mundur etj.

Në veçanti, në marrëdhëniet me median, ministrat ndalohen të hapin padi apo të bëjnë kalllëzime penale për të pa marrë më parë pëlqimin e Kryeministrit e po ashtu, ndalohen që të paguhen për intervistat që japin.

Kodi ka 10 kapituj me 41 nene  dhe nis me një "Preambul", ku qartësohet edhe arsyeja pse ai është hartuar: "Qeveritarët përballen çdo ditë me vendime, të cilat, përveç aspektit ligjor, kanë edhe implikime etike e morale. E shkuara," - thuhet në të, -" ka dëshmuar për një cenim të rëndë të marrëdhënies së besimit ndërmjet qeveritarëve dhe qytetarëve.Për rivendosjen e besimit te sistemi ynë politik, nëpërmjet rikthimit të besimit publik në integritetin e qeverisë, hartohet ky Kod Etik."

KREU I - DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Në kreun e parë thuhet se Kodi ka për qëllim të përcaktojë rregullat e etikës, që do të garantojnë sjelljen e anëtarit të Këshillit të Ministrave.

KREU II - MBLEDHJET E KESHILLIT TE MINISTRAVE
Në kreun e dytë të Kodit përcaktohet garantimi i paanashmërinë në mbledhjet e Qeverisë, shfaqja e mendimit, konfidencialitetit dhe solidaritetit; shqyrtimi kolegjial i çështjeve. Po ashtu, flitet se kush duhet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe si duhet të veprojnë ministrat, në rast kur nuk mund të jenë të pranishëm në to.

KREU III - RREGULLAT GJATË USHTRIMIT TË FUNKSIONIT ZYRTAR
Në kreun e tretë flitet për sjelljen e ministrit ndaj vartësve të tij. Aty thuhet se ministri garanton zbatimin e parimeve të funksionimit të shërbimit civil, zbaton legjilslacionin për të; gjithashtu, ministri në marrëdhënie me personelin që drejton, duhet të jetë shembull i mirësjelljes, të respektojë personalitetin dhe mendimet e personelit, t'i afrojë mundësi të barabarta ngritjejej profesionale etj. Po kështu, në këtë kapitull preket problemi i korrupsionit, mitmarrjes, ryshfetit në marrëdhëniet e punës.

KREU IV - MARRËDHËNIA ME MEDIAN, PUBLIKUN DHE STATISTIKAT ZYRTARE
Marrëdhënies me median në Kodin e Etikës i është kushtuar një kapitull më vete ku përcaktohet qartë si duhet vepruar me intervistat dhe fjalimet -për të cilat para se të botohen duhet të merret pëlqimi i Zyrës së Komunikimit- e po ashtu, "ministrat ndalohen të paguhen për fjalimet, komentet, artikujt zyrtarë etj."

Anëtarit të Qeverisë i ndalohet të botojë libra autobiografikë për detyrën e tij dhe nuk lejohet madje të hyjë në marrëveshje për të botuar kujtimet e tij pasi të largohet nga posti.
Me rëndësi është neni 19 i Kodit ku specifikohet marrëdhënia me mediat në rastet e përplasjeve apo kundërshtive me to.

Në të shkruhet: "Anëtari i Këshillit të Ministrave ndalohet të ngrejë padi civile dhe ose të bëjë një kallëzim penal kundrejt një mediejeve të caktuar apo përfaqësuesit të saj pa marrë më përpara miratimin e Kryeministrit apo të Këshillit të Ministrave."

KREU V - MARRËDHËNIA ME KUVENDIN
Marrëdhënia me Kuvendin e Shqipërisë po ashtu është e përfshirë në një kapitull me vete.

KREU VI - INTERESAT PRIVATE
Lidhur me këtë çëështje specifikohet qartë se nëse një anëtar i Këshillit të Ministrave ka një interes privat që shkaton konflik me detyrën e tij, ai duhet të vërë në dijeni menjëherë Kryeministrin ose Qeverinë.

Në nenin 29 të këtij kapitulli flitet në veçanti sesi duhen trajtuar dhuratat, premtime apo trajtimet preferenciale. Aty shprehimisht thuhet se është e ndaluar që t'i kërkojnë apo marrin ato në mënyrë të tërthortë apo të drejtpdrejtë.

KREU VII - UDHËTIMET E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në këtë pikë, përveç faktit që ministrat duhet të kryejnë udhëtime efikase dhe me kosto efektive, duket interesant edhe një sugjerim: Kur është e mundur, ministrat nxiten të përdorin transportin publik."

KREU VIII - RREGULLAT ETIKE PAS MBARIMIT TË MANDATIT
në përfundim të mandatit të ministrit apo deputetit, Kodi nuk lejon që ai të emërohet për një vit në pozita drejtuese apo në kontrollin e shoqërive tregtare etj. nëse dy vjet më parë se të përfundonte detyrën ka qënë drejtpdrejt i përfshirë me veprimtarinë e tyre.

KREU IX - KOMISIONI I ETIKËS
Në paragrafin e fundit jepen fuksionet e Komisionitë të Etikës dhe e drejta që gëzon çdo anëtar i Qeverisë për të kërkuar prej tij një opinion lidhur me një sjellje apo veprimtari të caktuar gjatë kryerjes së detyrës.

KREU X DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE
Kapitull i dhjetë është dhe i fundit i Kodit të Etikës. ai përmban vetëm një nen me nr.41 titulluar "Ngritja e Komisionit të Etikës", që ngrihet ngrihet me urdhër të Kryeministrit.

Redaksia online
(shqiptarja.com)