Qeveria: Puna e Williamsonit fund
pretendimeve për akuza të padëshmuara

Qeveria: Puna e Williamsonit fund<br />pretendimeve për akuza të padëshmuara
PRISHTINE - Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet një komunikate ka deklaruar se ky institucion ka bashkëpunuar me TFSH gjatë gjithë procesit dhe do të vazhdojë bashkëpunimin deri sa këto hetime të marrin fund. Kjo është demonstruar edhe nga miratimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për krijimin e një Dhome të veçantë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës për t’i adresuar këto çështje.

Kjo është dëshmia më e mirë se Kosova është shtet ligjor dhe se do të vazhdoj të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshme për bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë në vazhdim të këtij procesi.

Ndër të tjera qeveria e Kosovës vlerëson përfundimin e punës së Ambasadorit Williamson, që është një hap i rëndësishëm për përcaktimin e mundshëm të përgjegjësisë individuale dhe u jep fund pretendimeve për akuza tjera të padëshmuara.

Qeveria e Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, vazhdimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe procesin e anëtarësimit në NATO./KosovaPress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato