Qeveria, "dorëlëshuar" për licensat
Gati të gjitha koncensionet, që janë dhënë pas vitit 2005 përndërtimin dhe shfrytëzimin eobjekteve të prodhimit të energjisë elektrike kanë kërkuar dhe kanë marrë nga qeveria shtyrje të afateve të ndërtimit. Madje, pavarësisht nga kjo, shumica, ose nuk kanë kryer asnjë lloj punimi, ose punimet në to kanë mbetur në një fazë fillestare. Shumica absolute e tyre duhej të kishin mbaruar, pasi shtyrja e afateve nuk e kalonte vitin 2011.
Gati të gjitha koncensionet, që janë dhënë pas vitit 2005 përndërtimin dhe shfrytëzimin eobjekteve të prodhimit të energjisë elektrike kanë kërkuar dhe kanë marrë nga qeveria shtyrje të afateve të ndërtimit. Madje, pavarësisht nga kjo, shumica, ose nuk kanë kryer asnjë lloj punimi, ose punimet në to kanë mbetur në një fazë fillestare. Shumica absolute e tyre duhej të kishin mbaruar, pasi shtyrja e afateve nuk e kalonte vitin 2011. Në fakt, fjala është për HEC-e modeste, që nukkërkojnë fonde të mëdha dhe teknologji të shtrenjtë. Por, nga ana tjetër, në listën e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës përfshihet edhe projekti madhor I kaskadës së Devollit, i cili, pasi u tha se do të investojë një shifër prej 1 miliardë eurosh, para disa vitesh, nuk ka realizuar ende asnjë punim.
KAPACITETETNë vitin 1990 Shqipëria kishte 1.700 megavat kapacitete të instaluara hidroenergjetike, ndërkohë që kërkesa për konsum ishte shumë më e vogël (1.450 megavat në hidrocentrale dhe 250 megavat në termocentrale), kurseaktualisht në vend ka vetëm 1.470 megavat kapacitete të instaluara. Kjo ka bërë që ekonomia dhe familjet tëmbeten tërësisht të varura nga moti dhe kushtet klimaterike, krejtësisht të varuranga importi i energjisë.Vetëm në tre muajt e fundit KESH ka blerë 74 milionëeuro energji, duke filluar mekosto 60 euro per megavatorë e duke përfunduar në 118 euro.
Në vend është ndërtuar tashmë një TEC, por nëmënyrë absurde ai nuk po vihet në punë, edhe në kohën e krizës më të keqe energjetike për dekada. Nuk kuptohet se përse u shpenzuan paratë e buxhetit dhe pse u morën kreditë për një projekt që nuk vihet dot në zbatim.
FAVORIZIMINga ana tjetër, në fushën e HEC-eve të vegjël akuzat për korrupsion janë më se të bazuara. 99% e kontratave koncensionare janë realizuar përmes procedurës
"Propozim i pakërkuar" dhe në to ka patur gara formale. Nga 98 kontrata koncensionare, për 15 prej tyre nuk ka filluar puna fare, ndërkohë që për 11 prej tyre kanë skaduar edhe afatet e shtyrjeve. Në këto kushte, METE duhej t'u kishte hequr licensat subjekteve e t'ua jepte ato te tjerave, por një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë. Kjo, pasi emrat e aksionerëve të këtyre subjekteve janë të përfolur për lidhje të ngushta me politikanë e zyrtarë të lartë të qeverisë.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.4%
-
Jo
38.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 364
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35