‘Qeveria Rama dështoi’, Leskaj me banorët e qarkut të Vlorës: Programi i PD ka në qendër njeriun e thjesht dhe është gjithëpërfshirës

Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Vergo në Delvinë, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me problematika të ndryshme dhe i ka shpjeguar programin e partisë Demokratike.

Leskaj ka thënë se partia Demokratike do të angazhohet për ti kthyer fshatit dinjitetin e munguar, duke i dhënë jetë projekteve madhore në mbështetje të fshatit.

“Të gjitha projektet e nisura që u ndërpremë në 1013 do ti përfundojmë, si projektet në infrastrukturë. Projekti më i madh që kemi ne në PD është  për përcjelljen e grandeve drejt fermerëve, 100 milionë euro në vit dhe 50 milionë euro investim në këtë fushë, krijimi i agjencisë së specializuar për përcjelljen e produkteve për eksport dhe shumë projekte të tjera në agroturizëm, turizëm, bujqësi, arsim, ekonomi dhe të tjera”, tha ai.

“Kemi një program që në qendër të tij vë njeriun e thjesht, biznesmenin e vogël, biznesmenin e rangut të mesëm, fermerin, të riun shqiptar”, shtoi Leskaj.

I pranishëm në takim, ishte dhe mbështetësi i Leskaj dhe krijuesi, Ndriçim Kulla, i cili tha se do të mundohet të bëjë maksimumin për fshatin e tij të origjinës. Ai shtoi se ajo zonë është e mrekullueshme sa i përket bujqësisë dhe turizmit duke premtuar se fshatit do t’i kthehet mundësia për zhvillim.

 “Unë nuk te them se Lulzim Bash do të bëjë mrekullinë por unë personalisht me ketë ndikim që kam te Lulzim Basha dhe te Leskaj që e kam shumë mik për hir të zonës do të mundohem të bëjë disa gjera, do të sensibilizojë problemin”, tha Kulla.

“E para të mbarojë kjo rrugë, e dyta që mendoj unë të jepet shumë rëndësi, kjo është një zonë e mrekullueshme për frutikulturë, të shikohet mundësia, të jepen projekte është e jashtëzakonshme këtu rritet ulliri, portokallia, pjeshka, bajamja, ka dhe një mundësi të madhe për turizmin.”, shtoi ai.

Shqetësimet e tyre lidhur me problematikat që hasin kanë ndarë edhe disa prej banorëve të pranishëm në takim.

“Nuk dua të futem me detaje që rrugën Kanë 8 vjet që 800 metra rrugë nuk e kanë bërë, por do të zë vetëm një detaji vetëm ujësjellësin, sepse këtu një zonjë ka humbur jetën duke mbushur, e do ç’do të thotë që në 2021 të humbësh jetën duke mbushur ujë”, tha një banorë.

Leskaj ka garantuar ndërhyrjet për të përmirësuar jetesën në fshatra dhe rishikim të ndarjes administrative.

“Unë them atë qe bëjë dhe bëjë atë që them. Nuk e diskutojë që nga objektivat e parë do të jetë problemi i ujit.”, tha Leskaj.

Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj ka zhvilluar edhe një takim me banorët e skajit jugor në Konispol dhe fshatrave përreth, i shoqëruar edhe nga dy kandidatët për deputet Ina Zhupa dhe Jolio Dine.

Kandidati i PD, në qarkun e Vlorës, Jolio Dine ka hedhur akuza se resurset e  Bashkisë së Konispolit po shfrytëzohen nga disa persona duke harruar dhe lënë në mëshirë banorët.

“Unë e kuptoj që në këto 8 vite, bashkia e Konispolit e ka humbur lulëzimin e dikurshëm të saj, dhe është kthyer në një bashki e përdorshme nga ata që e quajnë veten agallarë, sulltanë të drejtimit të kësaj bashkie, dhe të përdorin resurse më të mira ekonomike, më të mira bujqësore dhe natyrore në favor të personave në pushte, oligarkëve të ndryshëm që e përdorin për të marrë tokat e Bufit, Konispolit  për të mbjellë shegë.”, tha ai.

Kandidatja Ina Zhupa është ndalur në çështjen e subvencioneve për fermerët duke paralelizuar qeveritë.

“Na bashkon një ideal, ideali për të bërë një ndryshim që i shërben jetës së çdo banorit të këtyre zonave, çdo banori të Sarandës të çdo banori të gjithë qarkut Vlorës. Kemi shpjeguar dhe nuk do të lodhemi së shpjeguari planet e PD, sidomos për bujqësinë në këtë zonë. 0 lekë subvencione të shtetit për fermerë, 1.9 miliardë lekë ka dhënë qeveria e kaluar e PD për fermerët, 100 milionë euro ka marrë angazhim kryetari Basha për subvencionet për fermerët, që të subvencionoj çdo rrënjë që mbillni dhe jo vetëm ata që kanë mbi kaq hektar, apo ata që bëjnë një mal me dokumente ata që kanë miqtë e duhur për të marrë ndonjë lekë dhe për t’i ndarë me atë që i jep. Kjo merr fund më 25 prill.”, tha Zhupa.

Për Drejtuesin politik, gjithçka ka bërë qeveria në pushtet është rrënimi i ekonomisë dhe humbja e çdo shprese. Leskaj ka krahasuar disa faktorë nën qeverisjen e partisë demokratike me qeverinë aktuale. Shifra të cilat vërtetojnë dështimin e qeverisë Rama.

“Në 25 prill Shqipëria do të ndahet me një udhëkryq, do të ndahet me të keqen, është në një udhëkryq ku e ka çuar Rama dhe sekti  i tij. Pasi në 2013 e gjeti Shqipërinë me 2.9 milionë banorë, dhe sot ka 2.4 milionë banorë,  janë 500 mijë shqiptarë më pak. Borxhi publik ishte 6 miliardë euro, sot është 13 miliardë. Në 2013 e gjeti Shqipërinë me 200 milionë euro koncesione sot janë 2 miliardë euro koncesione. E gjeti Shqipërinë me 679 km superstrada, sot është po ai numri por një nga këto është bërë kalim me pagesë dhe ka në projekt të bëjë 4 të tjera. E gjeti Shqipërinë ku investoi 2,6 % të produktit te brendshëm bruto për arsimin sot është 2.4. Këto janë tregues shumë sinjifikativ, shumë domethënës që tregojnë dështimin e kësaj qeverisje, e këtij sekti, e këtij kryetari sekti që akoma juridikisht quhet kryeministri i Shqipërisë. I kalbur është ky njeri që ka manipuluar opinionin në këto 8 vite, i kalbur është ky njeri që në pozicionin e lartë të kryeministrit futi idenë e fasadave, futi idenë e projekteve 3 D të mashtrimit të ngritur në institucion”, tha Leskaj.

Ai premtoi në fund se programi i PD është një program gjithëpërfshirës i cili mbulon çdo sektor dhe që ka në thelbin e tij familjen.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë