Ndërkohë që dy aleatët tjerë që kanë nga një deputet në Kuvend, PBDNJ e Dules dhe Kristiandemokratët e Muslisë do të marrin nga një post ministror. Kjo sipas marrëveshjes parazgjedhore të nënshkruar më parë. Ndërkohë që të 14 postet e tjera ministrore do të jenë në dizpozicion të kandidatëve të PS, deputetë ose jo. Mësohet se pothuajse është rënë dakord që Edmond Haxhinasto, përfaqësues i LSI të jetë zv.kryeministër i vendit, dhe ku sëbashku me kryeministrin Rama do të jenë të vetmit në kabinetin qeveritar që do mbajnë dhe mandatin e deputetit pas inkuadrimit në qeverinë e re.
Ndërkohë që të gjithë ministrat e tjerë nëse do të jenë dhe deputetë do të jenë të detyruar të zgjedhin ose marrjen e postit ministror ose lënien e mandatit të deputetit. Mësohet se në krye të financave shqiptare do të jetë ish-Guvernatori i BSH, Shkëlqim Cani. Ndërkohë që në krye të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes pritet të jetë Mimi Kodheli. Ndërsa gjendja komplikohet te ministria e Brendshme ku kandidatë flitet se janë Saimir Tahiri dhe Alfred Peza, të dy të PS.
Kështu dhe te Ministria e Mbrojtjes ku janë në garë Luan Rama i LSI dhe Taulant Balla i PS. Ndërsa mendohet që në krye të Ministrisë së Jashtme do të jetë Ditmir Bushati i PS. Po i PS, por i papërcaktuar ende mësohet se do jetë dhe ministri i Integrimit Europian. Ndërkohë që te Ministria e Drejtësisë mësohet se “luftojnë” për një vend Muharrem Kushe përfaqësues i LSI dhe Damjan Gjiknuri i PS.
Ndërsa te Ministria e Trasporteve flitet të jetë Lefter Koka i LSI, te Turizmi Artan Lame i PS, Energjia e LSI, Arsimi Ledi Shamku PS, Shëndetësia Klodiana Spahiu PS, Mirëqenia e Rinia LSI, Kultura Blendi Klosi PS, Bujqësia PBDNJ, Mjedisi Kristiandemokratët, Inovacioni Milena Harito PS, Vendoret Lindita Nikolla PS dhe marrëdhëniet me Parlamentin po PS. Por emrat konkretë pritet të zbardhen në fillim të gushtit.
“MAKETI” I KABINETIT TË RI QEVERITAR, JA EMRAT QË PËRFLITEN
■ Kryeministri Edi Rama
■ Zv/Kryeministri Edmond Haxhinasto
■ Ministria e Financave Shkëlqim Cani
■ Ministria e Brendshme Saimir Tahiri/Alfred Peza
■ Ministria e Mbrojtjes Luan Rama/Taulant Balla
■ Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
■ Ministria e Integrimit Europian PS
■ Ministria e Drejtësisë Muharrem Kushe/Damian Gjiknuri
■ Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Mimi Kodheli
■ Ministria e Energjisë dhe Industrisë LSI
■ Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Artan Lame
■ Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Lefter Koka
■ Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rura dhe Administrimit të Ujërave PBDNJ
■ Ministria e Shëndetësisë Klodiana Spahiu
■ Ministria e Arsimit dhe Sportit Ledi Shamku
■ Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë LSI
■ Ministria e Kulturës Blendi Klosi
■ Ministria e Mjedisit P.Kristiandemokrate
MINISTRAT E SHTETIT:
■ Ministër për Inovacionin e Administratën Publike Milena Harito PS
■ Ministër për Çështjet Vendore Lindita Nikolla PS
■ Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin PS
■ Agjencia e menaxhimit të bregdetit Auron Tare PS
Redaksia Online
(b.m./mag/shqiptarja.com)