"Qeveria", Rama-Meta tjetër takim
Ja si i presin deputetët ndryshimet 

Ja si i presin deputetët ndryshimet ">
TIRANË - Ashtu si çdo javë edhe këtë të mërkurë kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim kokë më kokë me aleatin e tij më të madh njëherësh kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Rreth orës 10.00 kryeministri ka ngjitur shkallët e Kryesisë për të mbërritur në zyrën e Zotit Meta. Burime konfidenciale brenda Kuvendit thanë se ky ka qenë një takim formal i përjavshëm, por nuk mund të mos përjashtohet mundësia që dy aleatët të kenë diskutuar mbi çështjen e shumë përfolur atë të ndryshimeve në aparatin qeveritar. Kur dihet që kryeministri Edi Rama po sipas burimeve konfidenciale u ka bërë me dije në mbledhjen e grupit para pak ditësh deputetëve dhe ministrave se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Ndërkohë nga ana tjetër kryetari i parlamentit Meta ka deklaruar para mediave se qeveria ka nevojë për impulse të reja. 

Këto qëndrime të ndryshme të dy bashkëpunëtorve të kësaj mazhorance mendohet se janë diskutuar në takimin 60 minutësh mes Ramës e Metës, kjo për të gjetur një gjuhë të përbashkët nëse do të ketë lëvizje në kabinetin qeverisës. Gjatë kësaj kohe kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur se ne ekzekutiv nuk do të ketë ndryshime emrash duke argumentuar se puna e ministrave ka qenë për tu vlerësuar. Por Meta nga e tij është i preferon rifreskimet brenda qeverisë si edhe brenda partisë së tij. Nuk dihet saktësisht nëse Meta kërkon ndryshime edhe në radhët e ministrave socialistë apo vetëm të ministrave të LSI. 
Përtej deklaratave të dy kryetarëve, atij të PS-së dhe LSI, ja çfarë mendojnë vet deputet dhe ministrat e mazhorancës. 

Zoti Fino jeni dakord për ndryshimet në qeveri?
Qeveria po funksionon jashtëzakonisht në funksion të programit të vet, dhe të reformave që ka nisur. I ka nisur dhe po vazhdon t’i bëjë në mënyrë të suksesshme. Për mua kjo qeveri duhet të vazhdojë punën e saj. Këto janë çështje që duhet t’i zgjidhin lidershipët që kanë bërë koalicionin për këtë situatë. Unë kur them që nuk duhet të ketë ndryshime në qeveri nuk i ndaj LSI dhe PS. Për mua të gjithë, qofshin ministra të PS qofshin të LSI punojnë jashtëzakonisht shumë mirë dhe unë jam shumë i kënaqur.
 
Ermonela Felaj: Unë dhe askush përveç kryeministrit nuk mund të ketë gjykim mbi këtë pikë përderisa ja kemi lënë atij.
 
Ulsi Manja: E keni marrë përgjigjen para dy ditësh nga kryeministri i vendit, kryeministri ka tagrin dhe përgjegjësinë për ndryshimet në qeveri.

Brenda radhëve të socialistëve ka edhe nga ata që preferojnë të heshtin.

Pyetjeve të gazetarë ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi ju përgjigj duke buzëqeshur...me një tjetër pyetje: Si jeni?

Po ashtu edhe Pandeli Majko e ka kaluar me heshtje interesin e gazetarëve për të ditur mendimin e tij për ndryshimet apo jo në qeveri.

Burime jo zyrtare bëjnë të ditur po ashtu se kryetari i Kuvendit Ilir Meta përpara se ta priste kryeministrin në zyrën e tij ka zhvilluar një takim me Ramën në kryeministri.

makina rames

makina rames

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt