Qeveria ruse fillon zbatimin e
ligjit të ri për internetin

Qeveria ruse fillon zbatimin e <br />ligjit të ri për internetin
RUSI- Qeveria e Rusisë ka filluar të zbatojë një ligj të ri, i cili lejon atë të ndalojë faqet e internetit, të cilat konsiderohen si materiale të dënueshme.

Përkrahësit e këtij ligji, i cili është nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin në fillim të këtij viti, ka për qëllim të mbrojë të rinjtë nga pornografia dhe informacionet mbi vetëvrasjet dhe përdorimin e drogës.

Kundërshtarët e këtij ligji pohojnë se formulimi i paqartë mund të përdoret për të bllokuar faqet e internetit të opozitës dhe i bën të mundur qeverisë të zgjedhë se cilën faqe të internetit të bllokojë ose të fusë në listën e zezë.

Ligji i internetit pason miratimin e shpejtë të një sërë ligjesh të tjera ruse që kufizojnë liritë civile dhe influencën e jashtme.

Dje ligjvënësit rusë miratuan një projekt-ligj që e konsideron tradhëti të dënueshme dhënien e informatave që mendohet se janë të dëmshme, organizatave jo-qeveritare me bazë në vendet e huaja.

Mes masave të tjera të miratuara kohët e fundit përfshihen ligjet që penalizojnë shpifjet, përforcojnë kufizimet ndaj grupeve jo-qeveritare me fonde të huaja dhe kufizojnë protestat publike.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”