Qeveria shkarkon nga detyra si prefekt i Qarkut të Elbasanit, Ali Mysliun! Emërohet ish-zv. ministri Ilir Bejtja

Qeveria shkarkon nga detyra si prefekt i Qarkut të Elbasanit, Ali Mysliun! Emërohet ish-zv. ministri Ilir Bejtja

Ali Mysliu

Ali Mysliu është shkarkuar nga detyra si prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Në vend të tij me vendim të qeverisë është emëruar ish-zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë Ilir Bejtja

Në periudhën shtator 2009-maj 2013, Bejtja ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan.

Ndërkohë më 10 shkurt, ish-deputeti i PS, u pa të hynte në SPAK, por ende mbetet e paqartë arsyeja pse u thirr nga institucioni i akuzës.

Mysliu ishte në krye të kësaj detyre prej 27 qershorit të vitit të kaluar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Njoftimi i plotë: 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit/ Edhe sot ditë me shi, mos harroni të merrni çadrat

Parashikimi i motit/ Edhe sot ditë me shi, mos harroni të merrni çadrat