Me deklaratat e fundit, Nikolla Poposki i referohet takimit të Ramës me krerët e partive shqiptare në Tiranë pak javë më parë ku kërkoi unitet.
“Nuk është e hijshme, por as e përshtatshme, kur kryeministri ose kryetari i shtetit fqinj drejtpërdrejt përzihen në punët e brendshme, veçmas jo në periudhë pas zbatimit të zgjedhjeve në mënyrë demokratike dhe përpara formimit të Qeverisë.
Po dërgohen sinjale të gabuara në rajon. Gjithsesi se është e rrezikshme kjo qasje në një vend me traditë multikulturore.
Shumë larg është nga praktika e fqinjësisë së mirë. Nëse të gjithë kemi pajtueshmëri se ardhmëria jonë është në Evropë, atëherë lufta është që të sigurojmë stabilitet, paqe, drejtësi dhe prosperitet ekonomik për të gjithë qytetarët.
Gjithmonë kemi qenë plotësisht korrekt në bashkëpunim me fqinjët. Më së miri do të jetë që edhe ato të na bashkohen në këtë rrugë, në vend që të vendosin mina të cilat sjellin rrezik për të gjithë” tha Poposki.
Pak ditë më parë partitë shqiptare në Maqedoni dolën në një deklaratë të përbashkët duke kushtëzuar praninë në qeverinë e re me plotësimin e të gjitha kushteve.
Deklarata u përshëndet nga Rama, Bushati dhe drejtuesit e institucioneve shqiptare, por solli reagimin e ashpër të Shkupit zyrtar.
dy.b/shqiptarja.com