Qeveria shlyen borxhin 3,4
miliardë lekë të “Kurum”
Qeveria ka miratuar një vendim në mbledhjen e radhës, përmes të cilit pranon t’i shlyejë kompanisë “Kurum” 3.4 miliardë lekë detyrime të prapambetura në formën e tatimit mbi vlerën e shtuar.
TIRANË - Qeveria ka miratuar një vendim në mbledhjen e radhës, përmes të cilit pranon t’i shlyejë kompanisë “Kurum” 3.4 miliardë lekë detyrime të prapambetura në formën e tatimit mbi vlerën e shtuar.
Vendimi është pasojë e një marrëveshjeje të lidhur mes Ministrisë së Ekonomisë, asaj të Financave dhe kompanisë “Kurum”, që lidhet me proçesin e privatizimit të katër hidrocentraleve, dy Bistricave, Ulëzës dhe Shkopetit.
Në fillim të këtij viti, “Kurum” u shpall kompania fituese në tender duke ofruar shumën 109 milionë euro për të katër HEC-et.
Por ajo i vendosi kusht qeverisë që për të kryer pagesën Ministria e Financave duhet t’i shlyente detyrimet e prapambetura për tatimim mbi vlerën e shtuar.
Një ditë më parë ka qenë afati i fundit kur kompania turke duhet të kryente pagesën. Por, që nga fillimi i tij, proçesi i negociatave ka qenë i mbuluar nga misteri dhe qeveria nuk ka bërë publik asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje.
Burime nga Ministria e Financave thanë për Top Channel se deri një ditë më parë kur ishte afati i fundit, “Kurum” ka kryer një pjesë të pagesës. Sipas tyre, pjesa tjetër pritet të derdhet në arkën e qeverisë ditët në vijim, pasi të kryhet rakordimi i tatimit mbi vlerën e shtuar.
Në këto kushte, shitja e katër hidrocentraleve, pjesë e Korporatës Elektroenergjetike, të ndërtuara vite më parë, më shumë se sa një proçes privatizimi duket se është shndërruar në një marrëveshje borxhlinjsh, jashtë syve të publikut dhe me pikëpyetje të forta ligjore.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Benfica-Barcelona vijoi edhe në tunel, policia ndaloi sherrin e dhunshëm! Fitorja e parë e Bologna-s shkarkoi trajnerin e Dortmund
22 Janar, 12:36
-
Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të vëllezërve Çopja, kush është Arben Lamçja? U ekstradua nga Kosova në gusht, siguroi kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit
22 Janar, 12:27
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Dhelprat e vogla’, shfaqje në teatrin ‘Metropol’! ‘Iluzione Bashkëshortore’ komedia në Teatrin Kombëtar, Tiranë
22 Janar, 12:23
-
Ikën shiu, rriten temperaturat, Anira Gjoni për Report Tv: Ditët e fundit të janarit pa reshje, dëborë në zonat malore
22 Janar, 12:22
-
Shkodër/ I zhdukur prej 5 ditësh, babai i 3 fëmijëve gjendet i mbytur në lumin e Shalës! Familjarët kërkojnë ndihmën e palombarëve
22 Janar, 12:04
-
'Falja e taksave për 10 vite', Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Dhuratë për oligarkët e turizmit! Ekonomia e vërtetë po injorohet
22 Janar, 12:01
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
Gjergj Luca sfidon Endri Shabanin në debat publik: Hajde të shkojmë në studio e t'i sqarojmë gjërat, mos kakaris në plehun e rrjeteve sociale
22 Janar, 11:49
-
Përvlak me djathë dhe hudhër nga zonja Albana
22 Janar, 11:41
-
Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga
22 Janar, 11:25
-
SPAK i sekuestron 'Çopjave' të Elbasanit 10 mln dollarë kriptovaluta dhe dhjetëra pasuri të tjera
22 Janar, 11:22
-
Petulla me raki nga zonja Albana
22 Janar, 11:20