Qeveria shpall Gjakovën e
Mitrovicën zona të lira ekonomike

Qeveria shpall Gjakovën e<br />Mitrovicën zona të lira ekonomike
PRISHTINE - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ditën e sotme ka marrë vendimin që dy komunat, ajo e Mitrovicës dhe e Gjakovës të shpallen zona të lira ekonomike. Sipas kryeministrit Hashim Thaçi ky vendim është marrë në kuadër të zhvillimit dhe reformave ekonomike, të cilat sipas tij, do të ndikojnë në rritjen e investimeve të huaja në Kosovë.

Thaçi ka vlerësuar se zonat ekonomike në Mitrovicë dhe Gjakovë do të jenë mbështetëse të fuqishme të bizneseve kosovare, duke ndikuar pozitivisht në ushtrimin e aktivitetit biznesor, në një konkurrencës me bizneset e vendeve të rajonit dhe më gjerë.

Edhe zëvendës kryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë se ky vendim ka të bëjë me të ardhmen ekonomike të vendit.

KRYETARI I MITROVICES, MBESHTET VENDIMIN E QEVERISE

Ndërkaq kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës që Mitrovica dhe Gjakova të shpallen zona të lira ekonomike. Bahtiri tha se ky vendim do të mundësojë krijimin e kushteve të favorshme për investime në Mitrovicë.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin zonave të lira ekonomike në Mitrovicë dhe Gjakovë. Me krijimin e zonës së lirë ekonomike në Mitrovicë do të krijohen kushte të favorshme për të gjithë investuesit potencial nga e gjithë bota. Krijimi i kësaj Zone do të ndikojë në zhvillimin ekonomik, e po ashtu edhe në hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thanë Bahtiri.

Sipas tij, autoritetet komunale së shpejti do të organizojnë një konferencë ndërkombëtare të donatorëve në të cilën do të prezantohen mundësitë që ofron Mitrovica për investime.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj