Qeveria, shpronësohen pronarët që preken nga ndërtimi i segmentit Lushnje-Berat
TIRANE, 18 shkurt/ATSH/. – Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 dhe 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e te […]
TIRANE, 18 shkurt/ATSH/. - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 dhe 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e te merkures:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor "Lushnjë - Berat (loti 1, 2, 3 dhe objektet)".
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, për tokë "arë", "truall", "ullishte (tokë bujqësore)" dhe "objekte", me vlerë të përgjithshme shpronësimi 95 193 711 (nëntëdhjetë e pesë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e njëmbëdhjetë) lekë, nga të cilat:
a) Për "arë", "truall", "ullishte (tokë bujqësore)", me sipërfaqe shpronësimi 189 744 m2, në vlerën 67 912 764 (gjashtëdhjetë e shtatë milionë e nëntëqind e dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë;
b) Për "objekte", në vlerën 27 280 947 (njëzet e shtatë milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë e nëntëqind e dyzet e shtatë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, për pasuritë tokë "arë", "truall", "ullishte (tokë bujqësore)" dhe "objekte", prej 95 193 711 (nëntëdhjetë e pesë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e njëmbëdhjetë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2015 (zëri "Shpronësimet"), planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Kuçovë, Lushnjë dhe Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare". /a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.9%
-
Jo
37.7%
-
Nuk e di
13.4%
Vota total: 1645
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës
13 Janar, 20:37
-
U ekzekutua në Novoselë, Kristjan Marku ishte nip i Martin Bardhit të vrarë në shtator 2023 më Rrëshen
13 Janar, 20:10
-
Policia gjen 10 gëzhoja në vendin e ngjarjes, viktima me precedentë për vrasje të mbetur në tentativë
13 Janar, 20:04
-
Pasta Diamond fiton çmimin ndërkombëtar 'Superio Taste Award 2025'
13 Janar, 20:03
-
'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar
13 Janar, 19:58
-
Atentati ndaj 30 vjeçarit, dyshohet se ishin 3 autorë, u larguan drejt Fierit
13 Janar, 19:54
-
Nis fushata në Kosovë, Hisen Berisha: Kurti erdhi me propagandë, nuk ka ç'ofron më! Kandidati i PDK-së: Vetëvendosja braktisi ish-liderët e UÇK-së në Hagë
13 Janar, 19:51
-
Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”
13 Janar, 19:45
-
Atentati ndaj 30-vjeçarit në autostradën Vlorë-Fier, makina e autorëve në flakë duke u djegur (VIDEO)
13 Janar, 19:31
-
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
13 Janar, 19:13
-
Atentat në autostradën Vlorë-Fier, vritet 30-vjeçari me të shkuar kriminale! Dyshohet për 3 autorë, dogjën automjetin e krimit dhe u arratisën me tjetër (EMRI+VIDEO)
13 Janar, 18:59
-
Moti i keq, Lezha në terr! Banorët e 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)
13 Janar, 18:55