Qeveria shqiptare 150 mijë euro për ekselentët që përzgjidhen për studime në SHBA (VIDEO)

Qeveria shqiptare do të vendosë në dispozicion 150 mijë euro, për të gjithë ata studentë ekselentë, që do të përzgjidhen për të vijuar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit “Fullbight”.

Këtë vendim e ka bërë të ditur Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili i ndodhur në ShBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është takuar me Asistent Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës, Marie Royce. 

Gjatë këtij takimi është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes SHBA-ve dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për zbatimin e programit të “Fullbright” në fushën e arsimit. 

"Ky buxhet do të jetë i përvitshëm dhe do të rrisë me disa herë kuotat e studimit të studentëve shqiptarë, në universitetet më prestigjioze amerikane, në programe shkencore që variojnë nga 3 muaj deri në 24 muaj. Kjo nismë, në fakt, vjen në kuadër të paktit të Qeverisë shqiptare dhe angazhimit të saj maksimal për një vëmendje të shtuar ndaj studentëve, për të nxitur rritjen e cilësisë së arsimimit dhe inkurajuar rezultate sa më të larta në studimet universitare." - shkruan Cakaj në Facebook.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 26/09/2019 12:50

    Mir se po i con por a vin ma mrapshte ne shqipnin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër