Qeveria shqiptare negocion dy
marrëveshje me Bankën Botërore

Qeveria shqiptare negocion dy<br />marrëveshje me Bankën Botërore
TIRANE- Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, strukturë që mblidhet çdo tre muaj dhe ku ftohen të marrin pjesë ekspertë të njohur ndërkombëtarë në fushën e ekonomisë dhe financave, ministri Arben Ahmetaj prezantoi dje marrëveshjen e huasë së politikave zhvillimore, një hua, tha ai, për modernizimin e sistemit financiar, ku, krahas marrjes së një shume prej rreth 100 milionë dollarësh, qeveria shqiptare angazhohet të kryejë një sërë reformash të rëndësishme në sektorin financiar.

Ekspertët ndërkombëtarë vlerësuan si hap pozitiv arritjen e marrëveshjes me FMN-në për garantimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme. ”Keni arritur një marrëveshje të mirë, e cila kombinon nga njëra anë stabilizimin afatmesëm të borxhit, që është i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Dhe, nga ana tjetër, mbron sa më shumë që është e mundur rritjen ekonomike të vendit e sidomos këtë vit që ka pasur një ulje të rritjes ekonomike”, u shpreh Stephany Griffith-Jone, profesore në Universitetin e Columbias.

Zëvendësambasadori i BE-së gjithashtu tha se BE mbështet huatë nga institucionet financiare ndërkombëtare për qeverinë shqiptare.
Kryeministri Edi Rama tha se situata ekonomike është optimiste, duke vënë theksin tek ajo që ai cilësoi si pjesën më problematike të diskutimit me FMN-në : Vendosja e tavaneve, të të ardhurave që fillimisht u duk të ishte më ambicioze seç duhet. "Por deri tani kemi arsye që të jemi të kënaqur me performancën e administratës, sepse tavani ka qenë i vendosur realisht lart dhe muajt nuk kanë qenë të lehtë. 6 mujor me 6 mujor, kemi 150 milionë dollarë më shumë”, u shpreh Rama.

Shkrimi u publikua sot (6.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta