TIRANË- Qeveria shqiptare është vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku. Burime pranë Këshillit të Ministrave i thanë Report TV, se për të ndjekur këtë rast, është angazhuar Taulant Balla, i cili mban edhe një rol koordinues për diasporën.
Siç mësohet, ministri i Shtetit dhe për Marrëdhëniet me Parlamentin Balla, dhe stafi diplomatik në Nju Jork të SHBA-ve, janë angazhuar për të siguruar dokumente identifikuese për artisten, e cila nuk dispononte asnjë të tillë pas viteve të fundit që i kishte kaluar në gjendje të rënduar.
Burimet pohojnë se në konsullatën shqiptare në Nju Jork është zhvilluar një takim, i cili ka pasur për qëllim ta ndihmojë këngëtaren në dy drejtime: ta pajisë me një pasaportë shqiptare dhe të ndërmjetësojë me shtetin amerikan, për të kuptuar nëse ka dokumentacion që mund të rifreskohet, apo të niset ndonjë procedurë e re për ta pajisur si me dokumente identifikimi, ashtu edhe qëndrimi.
Gjithsesi, sipas informacioneve, ende ky proces është në fazë fillestare dhe nuk ka ndonjë sukses konkret, i cili do të varet specifikisht nga vullneti i Parashqevi Simakut për t’iu përgjigjur autoriteteve shqiptare apo amerikane, kur ato ta kërkojnë në funksion të këtyre procedurave.
Ngjarja doli në pah pas publikimit të një videoje javën e kaluar nga një televizion amerikan, teksa më 13 Dhjetor erdhën reagimet e para, edhe nga të afërmit, se personi në filmim ishte këngëtarja e njohur.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.4%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 668
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elon Musk zbulon datën kur do largohet nga "DOGE"
30 Mars, 21:58
-
Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzon armët, do t'i lejojmë liderët e tij të largohen nga Gaza
30 Mars, 21:45
-
Imazhe të papublikuara më parë/ Fotot e ikonës së bukurisë Marilyn Monroe nga një shtatëzani e fshehtë
30 Mars, 20:57
-
Do të kandidojë për herë të tretë? Trump s'e përjashton mundësinë: Shumë njerëz duan, ka metoda për ta bërë këtë gjë
30 Mars, 20:53
-
Balla nga Athina: Mbyllim këtë mandat marrëveshjen për pensionet me Greqinë! Bufi në 8 vjet bëri vetëm 2, ne kemi bërë 16
30 Mars, 19:04
-
Trump: Jam shumë i zemëruar me Putinin, nëse nuk arrijmë një marrëveshje do ketë më shumë tarifa doganore, do flas me të pas disa ditësh
30 Mars, 16:28
-
Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump, refuzon negociatat për programin e tij bërthamor
30 Mars, 16:09
-
Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'
30 Mars, 15:31
-
Letrat amerikane kundër diversitetit mbërrijnë edhe te furnitorët italianë: Mos zbatoni politika të barazisë dhe përfshirjes
30 Mars, 15:11
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
Presidenti Trump kërcënon sërish: Nuk përjashtoj përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Groenlandën
30 Mars, 10:49
parashqevia duhet ti nenshtrohet rehabilitimit mendor dhe emocional, me terapi dhe bashkim me djalin,,,,se pari,,pastaj te rehabilitohet nga ana financiare,,nje pension,,ose nje pune te mire ne shba,apo shqiperi,,qe ajo te perballoje jeten....edhe ministre te kultures mund te behet,,ose drejtore e TOB....
PërgjigjuSpo e morim vesh kjo osht Shqiptare apo Amerikone ka nënshtetësi shqipëtare apo amerikone se Taulantin i di mirë ai këto gjona para se ta nihmojë hajt tung
PërgjigjuTI QE SHKRUAN PAS PSEUDONIMIT HAJDE LOGJIKE HAJDE,,,,PO E KRAHASON PARASHQEVI SIMAKUN TI ME SECILIN NGA NE,,,AJO KA QENE ARTISTE QE KA NGRITUR SHQIPERINE PESHE ME KENGET E SAJ....PRANDAJ KATANDISJA E TILLE E NJE YLLI TE MUZIKES ESHTE SHUME E RENDE PER NE POPULLIN SHQIPTAR.....
PërgjigjuHabitem si familiaret e Kane lene PA e kontaktu e me njoftu dike nese se kane ditur ku eshte tash 5 vjet. Pse tash u get e gjithe e paskan dite ???
PërgjigjuQeveria te ngrej pensionet se e nuk na del as per ilace.Kjo historia e Parashqevise na u be sikur te ishte Skenderbeu.Mendoni qe nuk arrijm ne fund te muajit me 20 mij lek pension,ilace,drita,uji,ushqimet qe kushtojn me shtrenjt se ne Europe.Mjaft me rritje pagash e zero per pensionet.Kur do e kuptoni qe nen 50 mij lek pension nuk jetohet dot ne ket vend te qelbur?
PërgjigjuKëta e kanë ditur që të gjithë...Populli e mori vesh tani...
Përgjigju10 VJET QE SIMAKU FLINTE NE RRUGE,,,MBI VALIXHE,,,,,C'FSRE TURPI,,C'FARE CMENDURIE ,,,C'FARE PAPERGJESHMERIE,KMJO PER SHTETIN INEKZISTENT SHQIPTAR,,,,PSE NUK DEL TE FLASE MINISTRJA KUMBARO,,,E GJITHE SHQIPERIA PI QAN PER PARA..SIMAKUN,,,NUK DEL SE ESHTE E DHJ...RE...
PërgjigjuCpun ka shteti me jeten private ndaj secilit
Shume e zgjatet. Ne fakt meqe ne shtate tete Rama verdalloset ne NY atij ngarkojani ate pune...
Përgjigjuaty ku shfaqet me pamje te re, Dmth full photoshop
Përgjigju