Qeveria spanjolle do të mbajë sot një mbledhje të veçantë kabineti për të miratuar masat për të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të rajonit gjysmë autonom të Katalonjës.

Takimi vjen pothuajse tre javë pasi rajoni mbajti një referendum të diskutueshëm të pavarësisë, i cili u vendos i paligjshëm nga gjykata supreme.

Udhëheqësi katalunas Carles Puigdemont argumenton se rezultati i referendumit i dha atij një mandat për të marrë pavarësinë. Qeveria e Spanjës nuk pajtohet me këtë dhe po përgatit të marrë pushtetin.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com