Shoqata e Transportit Publik Qytetas kanë kërkuar nga qeveria zgjatjen dhe me 3 muaj të tjerë të kompensimit me 50 lekë për litër të naftës.
Me vendim të Këshillit të Ministrave të miratuar dje, kompanitë e transportit publik qytetas, ndërqytetës dhe rrethqytetas do të kompensohen me 50 lekë/litër për 3 muaj duke nisur nga muaji mars, kur kriza afektoi tregun e hidrokarbureve në Shqipëri.
Shoqata e Transportit Publik Qytetas kërkon që kompensim për naftën tu jepet dhe për periudhën kohore korrik-shtator 2026 me argumentin se çmimet e karburantit vijojnë të mbeten në nivele të larta dhe me ndikim të konsiderueshëm financiar për operatorët e sektorit.
Më 1 Prill operatorët zhvilluan një takim edhe me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ku u kërkua të zbatohet skema e ngjashme e vitit 2022, ku për shkak të krizës së çmimeve operatorët u kompensuan 6 muaj për naftën me 100 lekë për litër.
Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre operatorët bllokuan për gati dy ditë edhe lëvizjen e qytetarëve me autobusa në Tiranë dhe rrethe, duke reduktuar numrin e mjeteve deri në 60%.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Lajmi në përditësim...
Komente









