Qeveria u heq lejet bashkive, ndërtimet në breg të detit vetëm me PPP (Projektligji)

Të gjitha lejet e ndërtimit të dhëna  në vijën bregdetare në Shqipëri do të vihen në sitë, duke pritur një valë shembjesh, siç edhe ka nisur nga IKMT-ja për ato pa leje, për të kaluar më tej tek ndërtimet në bregun e detit vetëm me koncesion, përmes të shumë diskutuarit Partneritet Publik Privat (PPP).

Të gjithë procesin do ta ketë në dorë Agjencia Kombëtare e Bregdetit në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që është edhe dikasteri që ka hartuar një draft për “menaxhimin e integruar të bregdetit”, të cilin Report Tv e siguron, dhe që tashmë pritet të nisë konsultimet publike me grupet e interesit.

"Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit në bregun e detit, me përjashtim të kontratave koncesionare/PPP, investimeve strategjike dhe ndërtimeve", sqarohet në projektligj.

Privatët duhet të hartojnë politika të qarta për zhvillimin e turizmit në bregun ku ata do ndërtojnë.  Po sipas draftit, pronat private në bregdet do të mund edhe të shiten. Të drejtën për ta blerë i pari, në rast nevoje, e ka shteti në procedura të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Por nëse plani i menaxhimit të bregdetit e kërkon, një pronë private mund edhe të tjetërsohet për interes publik.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të vendosë për monitorimet, për kontratat e reja për administrimin e plazheve, jep me qira sipërfaqe të caktuara të bregut të detit për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme përfshirë aktivitetet veprimtaritë sportive argëtuese dhe turistike në det etj. Po ashtu Agjencia ka të drejtë të vendosë gjoba për organet shtetërore, qendrore dhe vendore që janë në kundërshtim me draftin në të cilin ende nuk janë përcaktuar vlerat e masave administrative.  I vetmi bashkëpunim me pushtetin vendor që deri më sot ka në dorë lejet e ndërtimit, do të jetë ai i verifikimit të dokumentacioneve dhe kontratave të ndërtimeve aktuale në vijën bregdetare për të shkuar në vendimin për shembje ose jo në rast parregullsish. Bashkive do t’u mbeten vetëm propozimet, dhe jo e drejta për vendimmarrje.

“Bashkëpunojnë me AKB gjatë fazës së hartimit të instrumenteve të planifikimit të territorit, dhe reflektojnë mendimet dhe sugjerimet e Agjencisë, në përputhje me qëllimet, objektivat dhe kriteret e menaxhimit të zonës bregdetare;

b. i përcjellin Agjencisë çdo aplikim për pajisje me leje zhvillimore apo leje përdorimi që është dorëzuar pranë tyre, me qëllim marrjen e miratimit paraprak të Agjencisë, miratim icili përbën kusht ligjor për dhënien e lejeve zhvillimore dhe të përdorimit nga ana e organeve të vetqeverisjes vendore;

c. informojnë në çdo rast Agjencinë, për masat, veprimet dhe sanksionet e marra prej tyre gjatë kontrollit të territorit në brezin e zhvillimeve të kontrolluara, të kryera me iniciativën e tyre apo me kërkesën e Agjencisë për zonën bregdetare, me qëllim bashkërendimin e ndërhyrjeve në territor;

d. zbatojnë kërkesat që i drejton Agjencia, në lidhje me kontrollin e territorit dhe inspektimin e ndërtimeve në zonën bregdetare”, këto janë të drejtat e Bashkive.

Ndërsa zonat bregdetare do të menaxhohen nga Komiteti i Menaxhimit të Bregut të Detit që parashikohet të ngrihet nëpërmjet këtij projektligji, por edhe në këtë rast vendimmarrjen e ka Agjencia Kombëtare e Bregdetit. Ky komitet do të vendos vetëm për stacionet e plazheve publike dhe private.

“Komiteti i Menazhimit të Bregut të Detit ka këto kompetenca:

a. Miraton planin e menaxhimit të bregut të detit, të hartuar dhe propozuar nga AKB-ja

b. Jep mendim për kërkesat drejtuar AKB, lidhur me planifikimin dhe zhvillimin e territorit në zonën bregdetare;

c. Jep pëlqimin për veprimtaritë e lidhura me zonën bregdetare dhe për tarifat për ushtrimin e këtyre veprimtarive, të hartuara nga AKB;

d. Miraton hartën e stacioneve të plazheve si dhe plazheve publike, të cilat pajisen me një numër të veçantë identifikues”, janë funksionet e Komitetit të Menaxhimit.

( Kliko këtu ) Projekt - ligji i plotë për menaxhimin e bregdetit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 19/06/2020 18:42

    BRAVO ,Z KRYEMINISTER,,,BREGDETI ESHTE NJE ZONE STRATEGJIKE,,,DHE DUHET TRAJTUAR SI E TILLE,,,DHE ME KETE TRAJTIM TE VECANTE DUHET TA BEJE QEVERIA,,,,,BASHKITE E KETYRE KOMUNAVE TE MERRET VETEM ME PASTRIMIN E PLEHRAVE,,KAQ EDHE SHUME E KANE...

    Përgjigju
  • Lui: 18/06/2020 14:33

    Qeverite ne vite kane bere shume gabim qe kane ndjekur procesin e decentralizimit. Kane kopjuar shabllon shtetet e medha, por ndryshimi i Italise apo Gjermanise apo kujtdo shteti tjeter i ketyre permasave eshte qe ata e decentralizojne vendin e tyre prej me shume se 40 milionesh bankre, duke e ndare ne njesi, provinca, lande apo trema te tjere me numer banoresh pak a shume sa Shqiperia, dmth diku te 3-4 milion banore. Atje po qe ka kuptim dhe efeket decentralizimi, kurse ketu te ne ishte pa kuptim. Une mendoj qe cdo kontroll tatimor, taksash, policie, leje ndertimi apo menaxhime qytetesh te behet me vendim nga pushteti qendror. Dhe pushteti lokal do kishte thjeshte rol nderlidhesi midis qeverise qendrore dhe nevojave direkte te popullit ne terren.

    Përgjigju
  • Lili: 18/06/2020 13:12

    Atje ku ju intereson edhe mund t'i tjetersoni pronat private ne publike. E perse nuk e tjetersuat karburantin ne lungo mare e ta benit prone publike? Shpiket lloj lloj justifikime per ta zgjeruar. Duke shkelur deve ligjet e sigurise per nje karburant, duke e kthyer ne nje bombe qe mund te shpertheje nga momenti ne moment, turmat qe shetisin mes permes karburantit dhe me cigare ne duar.

    Përgjigju
    • Shqip: 18/06/2020 15:24

      I do te gjitha per vete qeveria. Tani qe mbarune pronat ne qytete zbarkuan ne bregdet duke i vjedh me ligj pronat pronareve.

  • redi: 18/06/2020 12:37

    Marrja ne zoterim shteteror te vijes bregdetare ,eshte nje hap shume pozitiv ne ndihme te strategjise se zhvimit te turizmit ,por ajo qe eshte pjesa me korruptive dhe pa efekt ekonomik eshte se kompanite e PPP te dashura te lartmadherise se tij zotit Rama ndertojne nje hotel dhe 90% te siperfaqes e kane per ndertime ne funksion te real state.PPP nuk kane as nje te mire kur nuk kane efekt ne ekonomi dhe kur kostot kalojne disa here ato reale.Mire eshte te ndertosh dhe te kujtohesh per te mire ,dhe jo kur populli qe nuk sheh te mira thote te thyej qafen se asnje te mire nuk na beri

    Përgjigju
  • Zana: 18/06/2020 12:28

    Shyqyr qe ju erdhen mendte,,,asnje leje nuk mund te jape me bashkia ne bregdet,,ata e kane shkatarrusr plazhin,,dhe te arrestohen keta bashkiake se akuza per ta ka plot....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'