Qeveria zhvendoset për
mbledhje zyrtare në Berat

Qeveria zhvendoset për<br />mbledhje zyrtare në Berat<br /><br>
Kryeministri Rama nuk e mblodhi këtë të mërkurë kabinetin e tij. Burime për Report TV saktësojnë se qeveria do të mblidhet të premten dhe të shtunën në qarkun e Beratit, në kuadër të nismës së kryeministrit për tu zhvendosur me qeverinë të paktën një herë në muaj në një qark të vendit.

Burimet thonë se qeveria do të inspektojë disa investime në infrastrukturë në këtë qark, dhe pas vendimeve të qeverisë do të ketë një komunikim me median. Kryeministri do të ketë një aktivitet të veçantë për vendimin e anulimit të koncesioneve mbi kanionet e Osumit.

Ditën e shtunë, do të ketë një mëngjes pune me të gjithë drejtuesit e institucioneve të rajonale dhe vendore, ndërsa në fund do të zhvillohet një takim me qytetarët për të nxitur përfshirjen e tyre në portalin e bashkëqeverisjes me njerëzit.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024