Qeverisja elektronike, Berisha:
“Gjithçka për shpenzime të hapura”

Qeverisja elektronike, Berisha:<br />“Gjithçka për shpenzime të hapura”
TIRANË - Qeverisja elektronike ka mbledhur në një tryezë drejtues të qeverisë shqiptare dhe përfaqësues nga Komisioni Europian, i cili ka financuar këtë projekt në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij në konferencë ambasadori Sequi theksoi suksesi i një qeverie qëndron në shërbimet elektronike. “Fuqizon administratën. Per shembull nuk duhet të presësh në radhë për të regjistruar makinën, burokracia është bërë pengesë për shërbime ndaj qytetarit”, tha Sequi.

Kryeministri Berisha tha në konferencë se dixhitalizimi i shërbimeve lufton korrupsionin dhe sjell transparence.
“ Ne jemi të vendosur për të bërë gjithcka për të përshpejtuar ritmet. 2 vitet e fundit Obama dhe homologu brazilian ndërmorën përpjekjet për qeveri të hapur. Kushdo e sheh këtë iniciativë ka të bëjë me qeverinë dixhitale. Çdo shpenzim që bëhet nga kjo administratë dhe ky shtet lexohet nesër online nga qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

PROJEKTI
Projekti i financuar nga BE me €3.200.000 synon të ndihmojë Shqipërinë në përgatitjen e kornizës së nevojshme ligjore, kapaciteteve teknike, si dhe aftësimin e adminitratës për ofrimin e shërbime në formë elektronike. Konkretisht, ekipi i projektit është duke punuar me autoritetet shqiptare në tri drejtime kryesore: 1) përgatitjen e ligjeve të nevojshme për të siguruar, për shembull, që aplikimet elektronike për shërbime të njihen nga të gjithë institucionet përkatëse, që qytetarët dhe bizneset të jenë të mbrojtur nga abuzimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale, etj, 2) përzgjedhjen dhe zhvillimin e programeve kompjuterike dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për shërbimet elektronike, dhe 3) trajnimin e 500 nëpunësve publikë për përdorimin e programeve të reja dhe pajisjeve për t'u shërbyer qytetarëve. Zbatimi i suksesshëm i projektit do të thotë se qytetarët shqiptarë do të jenë në gjendje të marrin shërbimet që u takojnë pa pritur në rradhë asgjëkundi, pa udhëtuar asnjë distancë për të arritur në zyrat e shtetit, dhe pa ryshfet. Sa më i lartë niveli i sofistikimit teknik i përzgjedhur nga autoritetet shqiptare, aq më i lartë niveli i transparencës, përgjegjshmërisë dhe efiçencës.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë