Në këtë periudhë tranzitore, kur pritet kalimi i pushtetit nga të djathtët tek të majtët, me kabinetin Berisha ka firmosur për të nxjerrë në shitje mijëra ton armatime - pasuri kjo e ushtrisë shqiptare, e cila synohet nga Ministria e Mbrojtjes që të shitet për skrap - si dhe pasuri të patundshme të ushtrisë.
Janë me dhjetëra prona të ushtrisë, të cilat kanë ndryshuar destinacion dhe janë shitur për shuma qesharake krahasuar me vlerën reale të tregut, me argumentin, sipas tyre, se janë të papërdorshme.
Një vendim tjetër, i cili u mbajt i fshehtë, i Kryeministrit Berisha ishte edhe kalimi në pronësinë e Partisë Demokratike të Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë për t’u përdorur si seli qëndrore e kësaj force politike.
Pas marrjes së SHQUP-it si seli të PD-së, qeveria vendosi që godinën e vjetër të selisë së demokratëve t'ia kalojë nën administrim Bashkisë së Tiranës për nevojat e saj.
Në shërbim të Partisë Demokratike, Berisha vuri edhe Shtëpinë e Oficerëve në Fier. Konviktin e Gjuhëve të Huaja në rrugën e Elbasanit në kryeqytet me një sipërfaqe prej 3500m katrorë me vendim qeverie e dha në përdorim për Universitetin privat “Luarasi”.
Privatizoi Portin e Durrësit. Në Divjakë, një pronë tjetër publike në pronësi të bashkisë, u privatizua nga Drejtori i Privatizimit në Ministrinë e Ekonomisë.
Parkun e automjeteve të Ministrisë së Brendshme, me sipërfaqe 550 m2 ia ka dhënë një subjekti privat, me qira për 20 vjet për ambiente shërbimi.
Me po këtë nxitim, Kryeministri në ikje ka dhënë me koncension një sërë hidrocentralesh si dhe miratoi rishtijen e ARMO-s. Dha 9 vendburime të naftës e gazit duke i dhënë fund kompanisë "Albpetrol" si kompani prodhuese. Vendosi dhe dha koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve.
Qeveria ka miratuar kontratat për shitjen e HEC-eve të Ulzës, Shkopetit, Bistrica 1 dhe 2. Gjithashtu janë miratuar dhe dhënë leje për ndërtmin e HEC-eve, për familjarë të drejtuesve të PD-së.
Miratimin dhe dhënien me qira, të dhjetëra objekteve të ndryshme, deri edhe objektet arsimore, siç është rasti i konviktit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë që i ka kaluar një universiteti privat.
/Shqiptarja.com