Sipas një vendimi të 11 nëntorit 2008, qeveria shqiptare vendoste lejimin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare të përfundonte brenda datës 10 dhjetor 2008, procedurat e prokurimit për rikonstruksionin e vilave qeveritare dhe blerje makinerie, me fondet e parashikuara në Buxhetin e Shtetit, për vitin 2008. Bëhej fjalë për procedurat e prokurimit, për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, për rikonstruksionin e vilave qeveritare nr.1 në Vlorë, në Velipojë, për studim-projektimin e vilës qeveritare në Dhërmi, si dhe për rikonstruksionin e pjesshëm të vilave qeveritare, në Durrës, e për spostim kaldaje në vilën Pogradec, për vitin 2008. Po ashtu jepeshin edhe procedurat e prokurimit, për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, për blerje makinerie "Zetor", për pastrimin e rërës në zonën e vilave qeveritare, Durrës, për vitin 2008. Sipas vendimit, rikonstruksioni i vilës qeveritare nr.1 Vlorë, kishte fond limit 108.299.166 lekë, rikonstruksioni i vilës qeveritare në Velipojë, me fond limit 42.800.000 lekë, rikonstruksioni i pjesshëm i vilave qeveritare Durrës, me fond limit 14.873.000 lekë, spostim kaldaje dhe shtrim pllake te vilat Pogradec, me fond limit 4.190.000 lekë, studim-projektim dhe rikonstruksion vila Dhërmi, me fond limit 1.416.666 lekë dhe blerje makinerie për pastrimin e rërës për vilat qeveritare Durrës, me fond limit 545 833 lekë. Me një vendim të datës 13 maj 2009 qeveria vendosi që Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t'i shtohej fondi 129 036 784 lekë, për përfundimin e disa investimeve të nisura, për rikonstruksionin e disa vilave qeveritare, përkatësisht në Dhërmi, Durrës, vila nr.1, Vlorë dhe Velipojë dhe ky fond përballohej nga fondi i kontigjencës i buxhetit të vitit 2009.
VILAT NË VLORË,450 MLN LEKËSipas një vendimi të gati një viti më parë, mobilimi i vilave qeveritare në Vlorë, të rreth 40 ambienteve, si holle, dhoma gjumi, dhoma pritje, veranda, tualete, dhoma pritje etj., do t'I kushtonte buxhetit të shtetit rreth 46.5 milionë lekë. Shpenzimet nisnin nga pikturat, karriget, dhomat gjumit, telezivorët me ekran të sheshtë, tavolinat e shkrimit apo tapetet e mëndafshit, që duhet të ishin domosdo persiane ose pakistaneze. Sipas dosjes së denoncuar asokohe edhe nga deputetë të PS-së, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare kishte specifikuar kërkesat për secilën pajisje duke parashikuar ngjyrën, cilësinë dhe prejardhjen e materialeve. Dhomat e gjumit ku do të flenë qeveritarët e lartë shtetërore, do të jenë të mobiluara me mobilje ngjyrë bezhë e hapur me dru lisi. Aty ka tapete persiane, pishina, sistem "Home Cinema", kolltuqe të stilit "chester", "capitone" apo "agora", një tavolinë bilardo, pasqyra në dhomën e ndenjes të veshura me lëkurë. Cilësi e lartë edhe për lëkurën e kokave të krevatëve dopio të dhomave të gjumit, me çarçafë të madhësisë "king size", mure të veshura dhe me zbukurime me reliev, ndërsa holli do të ketë si zbukurim skulptura qeramike, piktura apo mbajtëse qirinjsh.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.7%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 14255
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32
-
Moti i keq/ Autoritetet thirrje banorëve pranë lumit të Vjosës në Fier: Rrini në gatishmëri nëse do ketë prurje të larta
13 Janar, 09:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Atentati në Tiranë, foto e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, pronar i mobilierisë 'Ferdinand'
13 Janar, 09:19
-
Bora në Korçë/ Të gjitha rrugët e kalueshme, borëpastrueset në terren
13 Janar, 09:19
-
Përmbytje në Vlorë/ Banesat me prezencë uji! Ka rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Moti i keq/ Në Peshkopi trashësia e borës i kalon 35 cm, i bllokuar bypass i Murrizit! Në Shkodër bora izolon fshatrat malorë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 08:57
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
-
Atentati në Tiranë/ 56 vjeçari, pronar i një mobilierie u vra në sy të gruas, ishin bashkë në makinë! Pistë hetimi, konfliktet brenda rrethit familjar
13 Janar, 08:36
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46