Gjeorgjianët po votojnë sot në atë që shumë banorë të vendit e shohin si mundësi për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Procesi po monitorohet nga qindra vëzhgues të huaj.
Përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ishin në qendrat e votimit në Tbilisi dhe në të gjithë vendin për të vëzhguar procesin e votimit.
Gara zgjedhore është dominuar nga politika e jashtme dhe është shënuar nga një betejë e ashpër për vota, si dhe akuza për fushata shpifjesh.
Disa gjeorgjianë shprehën shqetësimin se u është bërë presion për të votuar për partinë në pushtet Ëndrrën Gjeorgjiane. Ndërkohë opozita e akuzoi atë për kryerjen e një "lufte hibride" kundër qytetarëve të saj.
Përpara zgjedhjeve parlamentare, Bidzina Ivanishvili – një miliarder që qëndron në hije, i cili krijoi partinë Ëndrra Gjeorgjiane dhe që i ka bërë pasurinë e tij në Rusi – u zotua sërish se do t'i nxjerrë jashtë ligjit partitë opozitare, nëse partia e tij fiton zgjedhjet.
Sondazhet tregojnë se rreth 80% e gjeorgjianëve janë pro anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kushtetuta e vendit i detyron udhëheqësit e saj të angazhohen në drejtim të anëtarësimit në bllokun evropian si dhe në NATO.
Por Brukseli e ka bllokuar procesin e anëtarësimit të Gjeorgjisë për një kohë të pacaktuar, pas miratimit në qershor nga partia në pushtet të një ligji që godet lirinë e fjalës.
Shumë gjeorgjianë druhen se Ëndra Gjorgjiane po e çon vendin drejt autoritarizmit dhe po zhduk shpresat e vendit për t’u bërë pjesë e BE-së./ VOA
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 2072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
27 Dhjetor 2024, 20:13
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor 2024, 19:34
-
Presidentja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor
23 Dhjetor 2024, 16:07
-
Të shtëna me armë zjarri në Parlament! Vritet deputeti në rajonin separatist të Gjeorgjisë
19 Dhjetor 2024, 18:04
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor 2024, 08:14
-
Ish-futbollisti u emërua President, thellohet kriza në Gjeorgji
14 Dhjetor 2024, 17:11
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor 2024, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor 2024, 22:48
-
Gjeorgji/ Qytetarët protestojnë kundër vendimit të qeverisë për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Arrestohet lideri kryesor i opozitës (VIDEO)
3 Dhjetor 2024, 15:27
-
VIDEO/ Gjeorgji, protestuesit pro-BE-së mbrojnë gruan e moshuar nga uji i autobotëve të policisë
2 Dhjetor 2024, 21:03
-
VIDEOLAJM/ Kreu i Komisionit Zgjedhor në Gjeorgji lyhet me bojë të zezë nga zyrtari opozitar
17 Nëntor 2024, 07:34
-
Liga e Kombeve/ Buzëqesh Shqipëria, Gjeorgjia dhe Ukraina barazojnë 1-1 në Grupin B1
16 Nëntor 2024, 20:04
Gjeorgjianet nuk besoj se jane aq idiota sa Ukrainasit qe duke degjuar amerikanet u shkaterruan si shtet prandaj mendoj se do te ndjekin rrugen e tyre dhe jo ate qe duan tu imponojne perendimoret qe duan ti saktifikojne per interesat e tyre
Përgjigju