Pas arrestimit të tyre mësohet se të nëntë kolonelët janë transportuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ku do të zhvillohen edhe proceduar e mëtejshme të hetimit dhe ato gjyqësore.
Gjatë grushtit të shtetit në Turqi, 248 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 2000 të tjerë janë plagosur, ndërkohë janë arrestuar me qindra persona të tjerë si të dyshuar se kishin lidhje me të.
Turqia e konsideron organizatën FETO, lideri i së cilës, Fetullah Gullen, konsiderohet si kundërshtarin më i fortë i presidentit Erdogan, përgjegjëse edhe për një fushatë për të përmbysur institucionet turke duke u infiltruar në sistemin gjyqësor, policor dhe në ushtrinë e vendit.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com